Shefi i NATO-s paralajmëron aleatët se ata janë objektivi i radhës i Rusisë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, të enjten u bëri thirrje aleatëve të shtojnë përpjekjet mbrojtëse për të parandaluar një luftë të zhvilluar nga Rusia, e cila mund të jetë "në shkallën e luftës që duruan gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë".
Në një fjalim në Berlin, Rutte tha se shumë aleatë të aleancës ushtarake nuk e ndienin urgjencën e kërcënimit të Rusisë në Evropë, dhe se ata duhet të rrisin me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin e mbrojtjes për të parandaluar një luftë në shkallën e asaj që kanë parë brezat e kaluar.
"Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Kam frikë se shumë janë të vetëkënaqur në heshtje. Shumë nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe shumë besojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Koha për veprim është tani", tha Rutte.
"Konflikti është në derën tonë. Rusia e ka sjellë luftën përsëri në Evropë. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur", shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh, shtoi i pari i NATO-s. /Telegrafi/


















































