LAJMI I FUNDIT:

SHBA tërheq personelin e Konsullatës Amerikane në Stamboll, konsiderohen të rrezikuar

SHBA tërheq personelin e Konsullatës Amerikane në Stamboll, konsiderohen të rrezikuar

Të gjithë diplomatët amerikanë dhe familjarët e tyre të vendosur në Stamboll, urdhërohen të largohen nga Turqia për shkak se janë në rrezik nga terrorizmi.

Urdhri është lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili paralajmëron të gjithë punonjësit në Stamboll se mund të jenë shënjestër e sulmeve apo rrëmbimeve nga ekstremistët vendas dhe të jashtëm.

Urdhri për largimin e menjëhershëm përfshin vetëm personelin e Konsullatës Amerikane në Stamboll, e jo diplomatët në të gjithë vendin.


Gjithashtu, në njoftim këshillohen edhe shtetasit amerikanë të shmangin për një periudhë të pacaktuar udhëtimet në juglindje të Turqisë, përcjell tvklan.al.

Vala e anti-amerikanizmit mbetet e lartë në Turqi, pavarësisht statusit që gëzon Turqia si aleat strategjik i SHBA-ve në NATO dhe në luftën kundër ISIS.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Ankarasë janë rritur ndjeshëm që prej grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik.

Turqi akuzon imamin e strehuar në SHBA, Fetullah Gylen, si organizator dhe dyshon për përfshirjen e Uashingtonit. Ajo ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tij, por Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar.

Në trend Botë

Më shumë
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Evropa
Kalo në kategori