Reagimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, mbi krizën institucionale në Maqedoni dhe kërkesa për formimin pa vonesa të Qeverisë së re, shihet në Shkup si një shpresë për zhbllokimin e krizës së rëndë në vend.
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se pozicionet e partive janë aq të betonuara, sa që vështirë mund të ketë lëvizje nga vijat e tyre të kuqe pa një ndërhyrje të fuqishme nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian.
Denko Maleski, ish-ministër i Punëve të Jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deklarata e të mërkurës nga Uashingtoni ka qenë më e drejtpërdrejta në muajt e fundit, andaj edhe beson se mund të ndikojë në lëvizjen e krizës nga pika zero.
“Reagime të këtilla me një zë në skenën ndërkombëtare ka kohë që nuk kam dëgjuar. Ata si asnjëherë më parë kanë dalë me një qëndrim identik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani ashtu edhe shtetet e BE-së më parë, se Maqedonia duhet të përmbushë detyrimet si shtet demokratik. Besoj se të gjitha këto reagime apo presione, pavarësisht se si interpretohen, në fund do të rezultojnë me sukses. Ne, besojmë në këtë edhe pse nuk mund ta dinë se çfarë mendojnë kokat e politikanëve tanë. Duke parë zhvillimet në katër muajt e fundit, që nga përfundimi i zgjedhjeve, apo edhe të viteve të fundit, nga politikanët tanë gjithçka mund të pritet”, thotë Maleski.
Në reagimin e Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Maqedonia pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka një shumicë të qartë në Kuvend dhe se Qeveria e re duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme, që vendi të rifillojë reformat e duhura për t’u anëtarësuar në familjen euro-atlantike.
“Politikanët që përpiqen të bllokojnë formimin e Qeverisë, po minojnë shtetin ligjor, procesin demokratik, stabilitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Njohësit e çështjeve politike, thonë se megjithatë i takon edhe shumicës së re parlamentare që të angazhohet më me ngulm për formimin e Qeverisë së re.
Profesori i sistemit politik, Nikolla Dujoski thotë madje se partitë e koalicionit të ri duhet të shpërfillin OBRM-PDUKM-në e Nikolla Gruevskit dhe vet të votojnë institucionet e reja, pasi në të kundërtën, rrezikojnë të humbin mbështetjen tek elektorati i lodhur nga kriza politike.
“Tani kemi një shumicë parlamentare prej 67 apo 69 deputetë, të cilët duhet ta kryejnë punën e tyre. Çdo ditë e humbur është humbje për Maqedoninë. Deri në formimin e Qeverisë kjo mbështetje për ta mundet të mbetet, por nëse ngërçi nuk zgjidhet qytetarët do të kërkojnë zgjidhje tjera. Nëse LSDM dhe partitë shqiptare nuk arrijnë të kapërcejnë këtë situatë, atëherë si mund t’i besojnë qytetarët se do zgjidhin krizën që sa e vjen e thellohet”, thotë Dujovski duke mirëpritur reagimin e qartë të Uashingtonit, pa mbështetjen e të cilin edhe nuk pret ndonjë përmirësim të gjendjes në vend.
Nga ana tjetër presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov, i cili edhe ka bllokuar institucionet për shkak të refuzimit për të mandatuar për kryeministër liderin social-demokrat, Zoran Zaev ka thënë se nuk heq dorë nga një vendim i tillë për shkak të mbështetjes që lideri opozitar i ka dhënë “Platformës së Tiranës”.
Ivanov dhe Gruevski, i cili përmes deputetëve të partisë së tij OBRM-PDUKM ka bllokuar zgjedhjen edhe të kryetarit të Kuvendit, thonë se “platforma” rrënon themelet e shtetit unitar maqedonas, pasi me të i hapet rruga ndryshimit të Kushtetutës dhe federalizimit të vendit.
Partitë shqiptare kanë hedhur poshtë këto pretendime ndërsa kanë sqaruar se pikat e deklaratës së përbashkët, janë në fakt pjesë e programeve të tyre partiake për avancimin e gjuhës zyrtare shqipe dhe të drejta tjera të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-380x233.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Policia në kërkim të një personi në Fushë Kosovë, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478221194_927037892969803_1144532744699049569_n-380x233.jpg)
Policia në kërkim të një personi në Fushë Kosovë, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
![Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/komunikacioni-380x233.jpg)
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht