LAJMI I FUNDIT:

SHBA, Rojet Kombëtare për të ndalur emigrantët

SHBA, Rojet Kombëtare për të ndalur emigrantët

Administrata “Trump” po merr në konsideratë mundësinë e mobilizimit të 100 mijë trupave të Rojes Kombëtare për të bllokuar emigrantët e paligjshëm.

Kjo është bërë e ditur nga “Associated Press”, që ka siguruar një dokument të Shtëpisë së Bardhë me plot 11 faqe, ku kërkohet një militarizim i paprecedentë i ruajtjes së kufijve.

Katër shtetet që kufizohen me Meksikën janë të përfshirë në propozim, por përfshihen edhe 7 shtete të tjera në vijim, nga Oregoni në Luiziana. “Guvernatorët në të 11 shtetet e përmendura mund të zgjedhin nëse do të angazhojnë edhe trupat e tyre”, thuhet në dokumentin e hartuar nga Sekretari për Sigurinë e Brendshme, John Kelly, një gjeneral në pension i Marinës.


Lajmi, sidoqoftë, është përgënjeshtruar nga Shtëpia e Bardhë, me Sekretarin për Shtypin, Sean Spicer që tha se nuk ka për momentin asnjë përpjekje për të përdorur Rojen Kombëtare për të bllokuar emigrantët e paligjshëm. Pavarësisht se ai nuk hodhi poshtë në mënyrë kategorike, se një ide e tillë nuk është diskutuar në ndonjë nivel të administratës “Trump”.

Personeli i Rojes Kombëtare është angazhuar në disa raste për të asistuar në misione të lidhura me emigrantët në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, por asnjëherë në shkallë të gjerë apo në një hapësirë të gjerë.

“Associated Press” ka nënvizuar se dokumenti është hartuar nga Departamenti për Sigurinë e Brendshme, dhe zakonisht të tilla memo shërbejnë si orientim për urdhrat ekzekutivë. Nëse një gjë e tillë do të vihej në jetë, pasojat do të ishin të dukshme.

Rreth gjysma e 11.1 milionë njerëzve që qëndrojnë në SHBA pa autorizim, jetojnë në 11 shtetet e përmendura në draft. Ndërkohë që përdorimi i Rojes Kombëtare do të rriste ndjeshëm numrin e emigrantëve të shënjestruar nga një prej urdhrave ekzekutivë të muajit të kaluar të presidentit Trump, që zgjeronte përcaktimin se kush duhet konsideruar keqbërës apo kriminel, dhe si pasojë duhej të deportohej.

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori