Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se Uashingtoni po punon për një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.

Vance i bëri këto komente gjatë një interviste me Fox News.


Ai i tha medias amerikane se SHBA ishte në proces të caktimit të një takimi midis udhëheqësit rus dhe ukrainas dhe se kur mund të takohen dhe të diskutojnë përfundimin e konfliktit, shkruan skynews.

Vance shtoi se nuk mendon se është produktive që Putin dhe Zelensky të takohen përpara samitit të Alaskës.

Ndryshe, raportohet se Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e ftesës së Zelenskyt në një takim midis Donald Trump dhe Putinit në Alaska.

I pyetur nëse SHBA e kishte ftuar zyrtarisht Zelenskyn, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha: “Presidenti mbetet i hapur për një samit trepalësh me të dy udhëheqësit. Aktualisht, Shtëpia e Bardhë po përqendrohet në planifikimin e takimit dypalësh të kërkuar nga presidenti Putin”. /Telegrafi/