LAJMI I FUNDIT:

SHBA përgatit rregullin e ri për marrjen e Green Card

SHBA përgatit rregullin e ri për marrjen e Green Card

Administrata amerikane po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e Green Card emigranteve të ndodhur ligjërisht në SHBA, dhe marrjen e vizave atyre që kanë qenë ndonjëherë të varur nga disa përfitime publike si Medicaid, kuponët ushqimorë apo strehimi publik.

Propozimi, i cili mund të bëhet rregull pas një të ashtuquajture “periudhë komenti publik”, rishkruan një normë të vitit 1999, e cila krijonte kufizime për emigrantët e varur nga përfitime në para, por nuk merrte parasysh kujdesin shëndetësor ose benefite të tjera jo monetare.

Nëpërmjet këtij propozimi, punonjësve të emigracionit i shtohen kompetencat për t’i mohuar vizën apo rezidencën e përhershme ligjore individëve që kanë pasur përfitime nga Medicaid e Supplemental Nutrition Assistance Program. Ideja është të përjashtohet nga mundësia e rezidencës se përhershme personi që mund të kthehet në një “barrë publike”.


Sipas NBC News, variantet e mëhershme të propozimit përfshinin masa shumë më të rrepta që parashikonin kufizimin e dhënies së kartës jeshile dhe nënshtetësisë për emigrantët të cilët kishin përdorur Obamacare ose lehtësira të caktuara tatimore.

Nisma është pjesë e përpjekjeve të presidentit Donald Trump për të frenuar si emigracionin e paligjshëm ashtu dhe atë të ligjëruar, çështje të cilën e përmendi gjatë fushatës presidenciale e po kërkon ta kthejë në temë të rëndësishme edhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në kongres.

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori