SHBA kërcënohet me disfatë në Irak

Një ditë pas fillimit të ofensivës së madhe për çlirim të Mosulit, grupi radikal Shteti islamik, përmes një video xhirimi premtoi se do t'i mposhtë amerikanët në Irak.
Mosuli është fortifikimi i fundit i madh i xhihadistëve në këtë vend, ndërsa në duar të tyre është prej vitit 2014.
Video xhirimi është transmetuar nga agjencia propagandistike e SHI-së, Amak. Sipas Amak, në të shihet se si luftëtarë të SHI-së patrullojnë nëpër rrugët e Mosulit.
Një nga këta luftëtarë të maskuar u premton disfatë amerikanëve në Irak, të cilët e kryesojnë koalicionin për ndihmë të forcave irakiane në luftën kundër SHI-së.
Ndërkaq ty, Amerikë, betohem në Allah, se do të të fitojmë në Irak dhe do të të dëbojmë të mposhtur dhe të përulur nga ky vend", deklaroi burri i maskuar.
Ai përkujtoi se rendi i liderëve lartë të pozicionuar të SHI-së, të vrarë në sulmet amerikane ajrore, si Abu Mohamed al Adnani. tashmë i kanë premtuar SHBA-së një fat të ngjashëm.
Operacioni për çlirimin e Mosulit, që filloi dje, solli frikë për katastrofë humanitare për popullatën lokale, por edhe demotivim të xhihadistëve, posaçërisht atyre me prejardhje të huaj.
Humbja e Mosulit do të jetë goditje e fuqishme për SHI-në, i cili në vitin 2014 nga ky qytet e shpalli kalifatin ndaj territoreve nën kontrollin e tij në Irak dhe Siri, vërejtën mediat franceze.

















































