LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar sanksione të reja kundër kanalit mediatik rus RT, duke e akuzuar atë si një “krah de facto të aparatit të inteligjencës ruse”.

Diplomati më i lartë amerikan u tha gazetarëve se RT është pjesë e një rrjeti mediash të mbështetura nga Rusia, të cilat kanë kërkuar në fshehtësi të “minojnë demokracinë në Shtetet e Bashkuara”.

Ai shtoi se qeveria ruse ka “ngulitur brenda RT, një njësi me aftësi operacionale kibernetike dhe lidhje me inteligjencën ruse”.


Bëhet e ditur se RT transmetoi drejtpërdrejt komentet e Blinken dhe e shpalli atë “teorinë e fundit të konspiracionit të SHBA-së”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Madje, zëdhënësja ruse e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha se duhet të ketë një “profesion të ri” në SHBA, “specialist në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë”.

Departamenti i Shtetit akuzoi transmetuesin shtetëror, dikur Russia Today, për përfshirje në “operacione informacioni, ndikim të fshehtë dhe prokurime ushtarake” në vendet në Evropë, Afrikë dhe Amerikën Veriore dhe Jugore.

Blinken akuzoi gjithashtu RT për organizimin e mbledhjeve të fondeve në internet për të blerë parzmore, pushkë snajper, dronë dhe pajisje të tjera për ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë.

Rrjeti, tha ai, ka kërkuar të ndikojë në politikën e Moldavisë në koordinim me inteligjencën ruse përpara zgjedhjeve presidenciale në tetor të vitit 2024.

SHBA-ja ka paditur tashmë dy punonjës të RT-së për gjoja përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, por zyrtarët amerikanë thanë se transmetuesi shtetëror luajti një rol më të madh në përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracitë.

“Aktivitetet me ndikim të fshehtë nuk janë gazetari”, tha Blinken.

Ndryshe, njoftimi është pjesë e një sërë veprimesh që qeveria amerikane ka ndërmarrë kundër mediave shtetërore ruse ndërsa afrohen zgjedhjet e vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Botë

"Mos e pranoni ofertën e Trumpit për 'kapitullim'" - është mesazhi i fundit i Gjermanisë për Ukrainën

Botë
Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 400,000 dollarë në ankand

Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 400,000 dollarë në ankand

Botë
Trump mendon që Zelensky është gati të heqë dorë nga Krimea

Trump mendon që Zelensky është gati të heqë dorë nga Krimea

Botë
Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Botë
Aeroplani për në Alicante të Spanjës detyrohet të devijojë udhëtimin pasi

Aeroplani për në Alicante të Spanjës detyrohet të devijojë udhëtimin pasi "pasagjerët e padisiplinuar" shkaktuan probleme

Evropa
Kalo në kategori