Departamenti amerikan i Shtetit ka ndërprerë pesë programe të shkëmbimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke thënë se ato funksiononin si mjete të propagandës për Pekinin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo përmes një deklarate tha se programet ishin “fshehur” si “shkëmbime kulturore” nëpërmjet Aktit për Shkëmbime të Arsimit dhe Kulturës (MECEA).
“Derisa programet e tjera janë themeluar nën MECEA dhe kanë përfitime të dyanshme, pesë programet në fjalë financohen plotësisht dhe operohen nga Qeveria e Kinës si mjete të buta të propagandës”, tha Pompeo.
MECEA lejon punonjësit e Qeverisë amerikane që të udhëtojnë duke përdorur fondet e qeverisë së huaj.
Pompo tha se pesë programet që janë ndërprerë “kanë ofruar qasje për zyrtarët e Partisë Komuniste kineze dhe jo për popullin kinez, i cili nuk gëzon lirinë e fjalës dhe tubimit”.
Vendimi për ndërprerjen e këtyre programeve është shembulli i fundit i marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet SHBA-së dhe Kinës.
Këto dy shtete janë në një luftë tregtare të nisur nga presidenti Donald Trump dhe kritikave që Uashingtoni i bën Pekinit lidhur me liritë në Hong Kong. Po ashtu, SHBA-ja ka kritikuar Kinën lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe për trajtimin që iu bën ujgurëve dhe grupeve të tjera të pakicave myslimane.
Ndër programet e ndërprera është edhe programi për udhëtime për politikëbërje në fushën e arsimit si dhe programi i miqësisë SHBA-Kinë.
Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin programet e shkëmbimit kulturor me Kinën që janë fer, por ai shtoi se është kundër programeve që përfiton vetëm njëra palë “siç ishin këto që u ndërprenë”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump: Krimea mbetet me Rusinë, Kievi përgjegjës për fillimin e luftës me Moskën

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Kujt ia la pasurinë Papa Françesku?

Gjenerali rus dënohet me pesë vjet burg për grabitje

Vritet një oficer i lartë ushtarak rus në afërsi të Moskës

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit