Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar ashpër Rusinë për pezullimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për të lehtësuar eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi, duke thënë se Moska po e përdorë krizën ushqimore si armë në luftë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kërkoi Moskës më 30 tetor që “të rifillojë pjesëmarrjen e saj në iniciativë”, duke shtuar se që nga fundi i korrikut marrëveshja kishte mundësuar eksportin e më shumë se nëntë milionëve tonë drithëra, gjë që ka bërë të “ulen çmimet në mbarë botën dhe ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.
Rusia njoftoi sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 29 tetor se ka pezulluar marrëveshjen, me arsyetimin se nuk mund të “garantonte sigurinë e anijeve civile” që udhëtonin sipas paktit.
Moska përmendi gjithashtu “sulmet terroriste” kundër flotës së saj të Detit të Zi pranë rajonit të okupuar ukrainas të Krimesë, si një arsye për pezullimin e programit ushqimor.
Në të njëjtën ditë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Rusia të përjashtohet nga grupi i 20 ekonomive kryesore, i njohur si G20.
Edhe Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që e marrëveshja për eksportin e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cilia ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, të vazhdohet.
Marrëveshja fillestare ishte caktuar të zgjaste 120 ditë, me opsionin për ripërtirje më 19 nëntor “nëse asnjë palë nuk kundërshton”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë më 28 tetor.
Marrëveshja çliroi eksportet nga tri portet e Ukrainës – Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne – të cilat ishin bllokuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.
Me këtë marrëveshje u lejua që afro nëntë milionë tonë drithë të largoheshin nga këto tri porte.
Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.
Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.
Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët