LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhe 13 vende të tjera shprehën skeptikë për vonesën e publikimit të raportit të OBSH-së rreth origjinës së COVID-19

SHBA-ja dhe 13 vende të tjera shprehën skeptikë për vonesën e publikimit të raportit të OBSH-së rreth origjinës së COVID-19

SHBA-ja dhe 13 vende të tjera shprehën shqetësime të martën se raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për origjinën e COVID-19 u vonua dhe kishte mungesë të qasjes në të dhëna të plota, bazuar në një deklaratë të përbashkët.

“Është thelbësore që të shprehim shqetësimet tona të përbashkëta që studimi i ekspertëve ndërkombëtarë mbi burimin e virusit SARS-CoV-2 u vonua ndjeshëm dhe kishte mungesë të qasjes në të dhëna të plota, origjinale dhe mostra”, sipas deklaratës nga qeveritë e vendeve sikurse Australia, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Estonia, Izraeli, Japonia, Letonia, Lituania, Norvegjia, Republika e Koresë, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, raporton Reuters.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të martën OBSH-ja publikoi raportin e saj mbi kërkimet e kryera për sa i përket origjinës së coronavirusit.


Ky raport jep katër burime të mundshme për virusin: transmetimi i drejtpërdrejtë nga një burim kafshësh, i përshkruar si “përhapje”; një kafshë (si proces i ndërmjetëm) që ishte infektuar nga një lakuriq, i pasuar me “përhapjen”; përhapja përmes ushqimit të ngrirë ose edhe një rrjedhje aksidentale nga një laborator.

Raporti vë në dukje se përhapja e drejtpërdrejtë konsiderohet të jetë një “rrugë e mundshme dhe me gjasë”, derisa shfaqja përmes një nikoqiri të ndërmjetëm konsiderohet të jetë një “rrugë e mundshme me shumë gjasa”.

Sipas të njëjtit raport, thuhet se mundësia e përhapjes përmes produkteve të ushqimit të ftohtë konsiderohet të jetë një “rrugë e mundshme”, derisa mundësia e një incidenti laboratorik u konsiderua të ishte një “rrugë jashtëzakonisht e vështirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori