Pothuajse një vit e gjysmë më parë, presidenti amerikan Donald Trump në një postim në Twitter tha se, “luftërat tregtare janë të mira dhe të lehta për t’u fituar.” Por menjëherë pasi ai njoftoi një rritje tjetër prej 10 për qind të tarifave ndaj mallrave kineze me vlerë 300 miliardë dollarë, tregjet botërore të aksioneve ranë dhe ekonomistët paralajmëruan një recesion të afërt.
Zyrtari më i lartë i tregtisë në administratën e Presidentit Trump dhe një kandidate demokrate për presidente ndanë pikëpamjet e tyre mbi këtë çështje në emisionin “This Week” të kanalit ABC.
Ekonomistët paralajmërojnë se mund të ketë një recesion ekonomik. Në muajin gusht, tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan rëniet më të mëdha të vitit, para se të shënonin një rritje të lehtë javën e kaluar si dhe të hënën. Në qendër të këtyre zhvillimeve ekonomike është lufta tregtare e Presidentit Trump me Kinën.
Të dielën, në emisionin “This Week” të kanalit ABC, zyrtari i lartë i presidentit për ekonominë, Peter Navarro, tha se ekonomia do të jetë mirë.
“Do të kemi një ekonomi të fortë deri në vitin 2020 dhe më tej me një treg të fortë të aksioneve. Nëse kongresi i tejkalon politikat partiake, ne do të arrijmë miratimin e marrëveshjes tregtare SHBA-Meksikë-Kanada. Kjo është marrëveshja më e madhe tregtare në histori, e cila do të na japë edhe qindra mijëra vende të tjera pune”, tha Navarro.
Senatorja demokrate dhe kandidatja për presidente, Kirsten Gillibrand, tha se marrëveshja tregtare SHBA-Meksikë-Kanada është e keqe.
“Mendoj se NAFTA 2.0 është një katastrofë. Mendoj se ishte një dhuratë për kompanitë farmaceutike në Meksikë. Do të dëmtojë vendet tona të punës. Presidenti Trump ka thënë se nuk do të bënte ‘asnjë marrëveshje të keqe tregtare’. Jo vetëm që ai ka bërë marrëveshje të tilla, por ai gjithashtu nisi një luftë tregtare me Kinën dhe vërtet po dëmton prodhuesit”, tha Gillibrand.
Ministria kineze e Tregtisë u tha kompanive kineze që të ndalonin blerjen e produkteve bujqësore amerikane pasi Presidenti Trump kërcënoi se do të vendoste një tarifë prej dhjetë për qind ndaj mallrave kineze me vlerë 300 miliardë dollarë.
“Ajo që bëri presidenti është shqyrtimi i kësaj çështjeje dhe që nga 1 shtatori, gjysmës së këtyre mallrave të listës do t’u vendoset tarifë 10 për qind. Një nga gjërat që presidenti bën mirë është angazhimi me komunitetin e biznesit, udhëheqësit e sindikatave dhe të gjithë të tjerët”, tha Peter Navarro, drejtor i Politikave të Tregtisë dhe Prodhimit në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk mendoj se këndvështrimi i tij i botës reflektohet në çështjet e përditshme me të cilat përballen familjet amerikane. Ata shqetësohen për vendet e tyre të punës, për qasjen në kujdesin shëndetësor, për të ardhurat për fëmijët e tyre”, tha senatorja demokrate Kirsten Gillibrand.
“Shtetet e Bashkuara, tani për tani, kanë ekonominë më të mirë në botë”, thotë Presidenti Trump.
Me gjithë pretendimet se Pekini po vuan pasojat financiare, Presidenti Trump kohët e fundit vonoi vendosjen e disa tarifave ndaj mallrave kineze deri pas sezonit të blerjeve të fundvitit.
Lufta tregtare SHBA-Kinë duket madje se ka bërë që të shmanget mbështetja e zakonshme e Shteteve të Bashkuara për protestat pro-demokracisë si ato që po ndodhin aktualisht në Hong Kong, dhe për të cilat Shtetet e Bashkuara në masë të madhe kanë heshtur. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/462581873_1136198807869356_2830967625556687103_n_optimized-780x439.png)
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re