LAJMI I FUNDIT:

SHBA e NATO thonë “JO”: A duhet vazhduar me procedimin në Kuvend të projektligjit për Ushtrinë?

SHBA e NATO thonë “JO”: A duhet vazhduar me procedimin në Kuvend të projektligjit për Ushtrinë?

Kundërshtimi që ka ardhur sot nga sekretari i NATO-s dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Prishtinë, nga njohësit e politikës dhe sigurisë po shihet në mënyra të ndryshme.

Analisti Imer Mushkolaj, mendon se as presidenti dhe as kryeparlamentari i Kosovës, nuk marrin ndonjë veprim në drejtim të themelimit të transformimit të FSK-së, pa e pasur një marrëveshje paraprake me ndërkombëtarët.

Ai ka theksuar për Telegrafin se ekziston gjithsesi një pajtim – qoftë edhe i heshtur.


“Tash kur krijimi i ushtrisë së Kosovës me ndryshime kushtetuese është i pamundur, shkaku i mospajtimit të deputetëve serbë, respektivisht Beogradit, kjo mbetet e vetmja rrugë. Reagimet nga Brukseli e Washingtoni janë të pritshme, por procesi duhet çuar përpara”, ka shtuar Mushkolaj.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka theksuar për Telegrafin se kërkesa që FSK-ja të transformohet në ushtri të Kosovës – nga ana e ndërkombëtarëve – përmes ndryshimeve kushtetuese, ekziston tash e katër vjet.

“Në një kohë kur e kishim mundësinë që t’i plotësonim kërkesat e serbëve që tu shtohej edhe një mandat i rezervuar, në këmbim të votimit të ndryshimeve kushtetuese përmes të cilave do të formohej ushtria e Kosovës, liderët e partive kryesore nuk patën pranuar”, ka shtuar Maloku.

Sipas tij, ka qenë Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj, ata të cilët nuk pranonin që të bëhej ky këmbim i kërkesave, dhe ja tash ku jemi.

“Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojnë ushtrinë”, ka shtuar Maloku.

Ndryshe, sot ka reaguar sekretari i NATO-s dhe Ambasada e SHBA-ve, duke e kundërshtuar iniciativën e djeshme të presidentit Hashim Thaçi për projektligjin për ndryshimin e misionit të FSK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

I dyshuari për vrasjen e rreshterit policor, ishte dënuar për dhunim

Drejtësi
Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Lajme

"Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës - komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, vizitë zyrtare në Turqi

Siguri
Një muaj paraburgim për të miturin, i dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Një muaj paraburgim për të miturin, i dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Drejtësi
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Haradinaj: AAK e hapur për marrëveshje për kryeparlamentarin, nëse ndryshohet kandidati i LVV-së

Haradinaj: AAK e hapur për marrëveshje për kryeparlamentarin, nëse ndryshohet kandidati i LVV-së

Lajme
Kalo në kategori