LAJMI I FUNDIT:

SHBA e kanë rrëzuar një fluturake pa ekuipazh të Hezbollahut në Siri

SHBA e kanë rrëzuar një fluturake pa ekuipazh të Hezbollahut në Siri
AppleMark

Një fluturake pa ekuipazh, për të cilën zyrtarët amerikanë thonë se ishte dhuruar nga Irani për forcat e Hezbollahut, në pjesën jugore të Sirisë, kishte shtënë kundër trupave aleate të Shteteve të Bashkuara, prandaj ishte rrëzuar dje nga një aeroplan luftarak amerikan.

Zyrtarët amerikanë thanë se armatimi i hedhur nga kjo fluturake nuk kishte eksploduar, prandaj askush nuk ishte lënduar.

Por, koloneli i armatës amerikane, Ryan Dillon, tha se ajo ishte kërcënim direkt për trupat e Shteteve të Bashkuara dhe forcat lokale, që stërviten për të luftuar kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në rajon.


Sulmi i fluturakes pa ekuipazh është bërë pas kërcënimit të Hezbollahut se do t’i sulmoj forcat amerikane dhe u bë disa orë pasi Shtetet e Bashkuara i kanë bombarduar trupat e Qeverisë së Sirisë dhe aleatët e saj, brenda një zone të mbrojtur në këtë hapësirë.

Kjo ishte hera e tretë që koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i ka sulmuar trupat në zonën e mbrojtur. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori