Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian do të bojkotojnë një ceremoni të Kremlinit për betimin e Vladimir Putin për një mandat të ri gjashtëvjeçar si president, por Franca dhe disa shtete të tjera të BE-së pritet të dërgojnë nga një të dërguar, pavarësisht lutjeve nga Kievi, shkruan Reuters.
Përgjigjet e ndryshme diplomatike nga fuqitë perëndimore nënvizuan dallimet mbi mënyrën se si të trajtohet lideri rus më shumë se dy vjet, pasi ai filloi pushtimin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Jo, ne nuk do të kemi një përfaqësues në inaugurimin e tij”, tha Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.
“Ne sigurisht që nuk i konsideruam ato zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ai është presidenti i Rusisë dhe do të vazhdojë në atë cilësi”, shtoi Miller.
Britania dhe Kanadaja thanë se nuk do të dërgojnë askënd për të marrë pjesë në ceremoni, e cila vjen një ditë pasi Rusia njoftoi të hënën se do të zhvillonte stërvitje taktike të armëve bërthamore, për të cilat tha se shpresonte se do të qetësonte “kokat e nxehta” në Perëndim.
Putin fitoi në zgjedhjet presidenciale në mars, vetëm disa javë pasi kundërshtari i tij më i shquar, Alexei Navalny, vdiq në burg. Qeveritë perëndimore e dënuan rizgjedhjen si të padrejtë dhe jodemokratike.
“Ukraina nuk sheh asnjë bazë ligjore për ta njohur atë si president të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe legjitime të Federatës Ruse”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.
Ceremonia e betimit të së martës, u tha nga kjo ministri duke theksuar se kërkoi të krijonte “iluzionin e ligjshmërisë për qëndrimin pothuajse gjatë gjithë jetës në pushtet të një personi që e ka kthyer Federatën Ruse në një shtet agresor dhe regjimin në pushtet në një diktaturë”.
Një zyrtar i lartë i Kremlinit tha se krerët e të gjitha misioneve të huaja diplomatike në Moskë ishin ftuar për të marrë pjesë në inaugurimin e Putinit, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Një zëdhënës i BE tha se ambasadori i bllokut në Rusi nuk do të marrë pjesë në ceremoni, në përputhje me qëndrimin e shumicës së vendeve anëtare të bllokut.
Një diplomat evropian tha se 20 vende anëtare të BE-së do të bojkotojnë ngjarjen, por se shtatë të tjerë pritet të dërgojnë një përfaqësues. Përveç Francës, Hungaria dhe Sllovakia pritej të merrnin pjesë të dyja, thanë dy burime diplomatike.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se nuk do të merr pjesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa