Grupe civilësh të armatosur, në SHBA, i kanë interpretuar komentet e presidentit amerikan kundër karvanit të emigrantëve si thirrje për t’i dalë zot vendit nga pushtimi i të huajve.
Ata kanë nisur të furnizohen me municione, tenda, dronë për pamje nga lart, dhe po thurin plane që të krijojnë karvanin e tyre si kundërpërgjigje ndaj emigrantëve, njofton Uashington Post.
Trump tha se mes tyre po udhëtojnë edhe njerëz të panjohur nga Lindja e Mesme, luftëtarë të ashpër dhe kriminelë shumë të rrezikshëm, të fshehur mes grave e fëmijëve.
Shannon McGauley, nga Dallasi i Teksasit, president i një grupi civilësh të quajtur “Texas Minuteman”, tha se grupi i tyre ka vërtetuar më parë se janë të vlefshëm për ta mbrojtur kufirin, dhe se do ta vërtetojnë prapë.
“Nuk them dot me saktësi se sa veta do të jemi, por telefoni im nuk ka pushuar. Janë shumë bashkëshortë e njerëz që telefonojnë edhe nga shtete të largëta, si Oregoni e Indiana, e madje edhe nga Kanadaja, të cilët kanë ofruar të bashkohen me ne”, thotë ai.
Mundësia e grupeve të armatosura civile përkrah ushtrisë në kufi ka ngjallur alarm midis ushtarakëve, dhe jo vetëm. Ata mendojnë se mund të shfaqen rreth 200 persona të tillë.
McGauley, nga ana e tij, këmbëngul se ata thjesht do të informojnë autoritetet për çdo shkelje dhe se do të ndjekin të gjitha udhëzimet nga ushtria. Por prapë, shumë pronarë tokash në zonën e kufirit tremben nga këto grupe civilësh të armatosur po aq sa nga emigrantët.
Majkëll Vickers, një veteriner e fermer që jeton në kufi, tha se nuk do t’i lejojë kurrsesi grupet civile pranë pronës së tij: “Janë një tufë mburravecësh të zhurmshëm, që nuk kanë asgjë të besueshme”, thotë ai.
Edhe pse grupet e “vigjilentëve” refuzojnë ta quajnë veten “milici”, ata premtojnë se do të kenë motorë me katër rrota për terrene të vështira, syza për të parë në errësirë dhe dronë për të kontrolluar çdo terren.
Mbërritja e karvanit ka shqetësuar shumë fermerë në zonën e kufirit. Ata e dinë që emigrantët që kalojnë kufirin, herë pas here futen nëpër kasollat e fermave të tyre, pa leje. Numri i madh i karvanit i bën që të jenë edhe më të shqetësuar. Por askush nuk do civilë të armatosur duke marrë përsipër diçka që duhet ta bëjnë autoritetet. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë