Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, vlerëson se kërcënimi më i madh i Kosovës në muajt dhe vitet në vijim do të jenë fushatat dezinformuese që do zbatohen nga një kartel i interesave politike, mediatike dhe financiare.
Shasha thotë se “shpërblim i jashtëzakonshëm moral të shikosh se sa i saktë ka qenë raporti i Parlamentit Evropian për lajme të rrejshme dhe dezinformatat”.
“Ironikisht aso kohe akterët e dezinformimit e cilësuan raportin pamflet dhe plot gënjeshtra. Tani në fjalorin e Isës: Keni dëshiruar, shikoni’”, ka shkruar Shasha në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.
“Në terma pak më serioz: thellësisht besoj se kërcënimi më i madh i Kosovës në muajt dhe vitet në vijim do të jenë fushatat dezinformuese që do zbatohen nga një kartel i interesave politike, mediatike dhe financiare”.
Më tej Shasha thotë se “qëllimi i tyre do jetë fare i thjeshte: sabotimi i çfarëdo progresi të Kosovës që do kërcënonte fuqinë, interesat dhe monopolet e kartelit brenda dhe jashtë institucioneve”.
“Karteli kupton kufizimet e përdorimit të mjeteve të dhunshme, prandaj ata do të zbatojnë taktikat hibride ku dezinformatat do të jenë arma kryesore në betejën publike”.
“Rrjedhimisht mendoj se është urgjente që institucionet të fillojnë një dialog me partnerët ndërkombëtarë për ngritjen e një infrastrukture ligjore dhe institucionale për luftimin e dezinformimit”, thotë ai.
Sipas Shashës, pikënisja e mire është NATO dhe BE. “NATO së fundi, në partneritet me universitetet prestigjioze, ka publikuar një seri hulumtimeve për të dizajnuar një kornize institucionale në luftimin e dezinformimit. Institucionet e vendit duhet të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kontakteve me Qendrën Evropiane të Ekselences për Luftimin e Kërcënimeve Hibride, produkt i bashkëpunimit NATO-BE”.
Ai thotë se rëndësia e mbrojtjes nga lajmet e rrejshme dhe fushatat dezinformuese nuk mund të mbivlerësohet.
“Këtë e ka përmbledhur në mënyre brilante njëri nga hulumtimet e fundit të NATO-s: ‘Kërcënimi për stabilitetin dhe sigurinë në vazhdimësi po ndodh në një “hapësirë gri”, ku akterët shtetërorë dhe jo-shtetërorë janë duke zbatuar taktikat hibride, siç janë dezinformatat dhe sulmet kibernetike… për këto arsye, luftimi i kërcënimeve hibride është top prioritet për NATO-n’”, ka shkruar Shasha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova