Shaqiri shënon gol të bukur në fitoren e Chicago Fire

146:"Bridgeview, IL - Saturday, September 10, 2022: Major League Soccer (MLS) match between the Chicago Fire FC and Inter Miami CF at SeatGeek Stadium. 29:"Daniel Bartel/Chicago Fire FC
Xherdan Shaqiri është rikthyer te goli në elitën e futbollit amerikan MLS dhe ka kthyer Chicago Firen te fitorja.
Sulmuesi kosovar ka qenë titullar në fitoren 3-1 që Chicago Fire e arriti përballë Inter Miamit, derisa ka dhënë kontribut me një gol të realizuar.
Reprezentuesi zviceran realizoi gol të bukur në minutën e 64-të, kur gjet bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 2-0.
Për Shaqirin ky ishte goli i pestë këtë edicion në MLS derisa ka edhe tetë asistime.
30-vjeçari iu bashkua klubit amerikan në shkurtin e këtij viti, derisa ka humbur disa ndeshje shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































