Shaqiri: Qëndruam të qetë pavarësisht disavantazhit, treguam se jemi rritur si skuadër

298:"KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: Stephan Lichtsteiner of Switzerland speaks with Xherdan Shaqiri of Switzerland during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images) 12:"Getty Images
Fitorja e Përfaqësueses së Zvicrës fitoi me rezultat 1-2 ndaj asaj të Serbisë në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.
Kjo fitore vazhdon të jetë teme e mediave botërore, e posaçërisht ato shqiptare.
Xherdan Shaqiri ishte lojtari i ndeshjes dhe pas takimit ai foli shkurt për rrjedhën e takimit.
"Lojtarët që kemi ne luajnë në top skuadrat evropiane", ka thënë Shaqiri pas ndeshjes, shkruan Marca.
"Pavarësisht se ishim në disavantazh, ne qëndruam të qetë dhe ko është diçka që nuk do arrinim dy vite më parë".
"Kemi treguar se jemi rritur, qëndruam së bashku dhe luajtëm si skuadër", shtoi Shaqiri.
Ndeshja e ardhshme e Zvicrës është kundër Kosta Rikës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































