Shaqiri ka disa fjalë pas shënimit të dy supergolave (Foto)

Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar rrjetet sociale për tu shprehur pas fitores së skaudrës së tij në udhëtim te Hull City.
Anësori sulmues nga Kosova ka shënuar dy supergola në fitoren 2-0 të Stoke Cityt në udhëtim.
Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij në ‘Facebook’ për të falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe që po ua japin.
Gjilanasi gjithashtu e ka cilësuar si të madhe fitoren e dytë me radhë të skuadrës së tij.
“Fitore e madhe dje. Faleminderit për mbështetjen e madhe të djeshme nga ‘Potters’!”, ka shkruar mesfushori gjilanas. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































