LAJMI I FUNDIT:

ShaolinGang publikojnë këngën e re “Goja e madhe”

ShaolinGang publikojnë këngën e re “Goja e madhe”
Foto: ShaolinGang/YouTube

Dyshja e njohur, DJ Blunt dhe Real 1, të njohur tashmë si ShaolinGang, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Goja e madhe” titullohet kjo këngë, e cila është ritmike hip-hop.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet dyshja, gjersa orkestrimi i është besuar kompozitorit Florent Boshnjaku.


Foto: ShaolinGang/YouTube

Kënga vjen në kanalin YouTube e vizualizuar edhe me klip, në të cilin dy reperët shfaqen me një performancë mjaft interesante.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

ShaolinGang kanë qenë shumë aktiv këtë vit me projekte të shumta muzikore, duke u shquar si dy nga reperët më aktivë gjatë vitit.

Ata kanë paralajmëruar se së shpejti do të nisin edhe turin e tyre të koncerteve. /Telegrafi/