Shania Twain ka sqaruar së fundmi se mes saj dhe aktorit Brad Pitt nuk ka pasur kurrë ndonjë konflikt apo keqkuptim.

Këngëtarja 60-vjeçare tregoi në një intervistë se e përmendi emrin e Pitt në hitin e saj të famshëm “That Don’t Impress Me Much” (1997) thjesht si një shembull simbolik, jo për ndonjë arsye personale.


Ajo tha se në atë kohë, kur po shkruante këngën, revista “Playgirl” kishte publikuar disa fotografi nudo të Brad Pitt, të cilat krijuan një bujë të madhe në mediat botërore.

- YouTube www.youtube.com

“Të gjithë po flisnin për të, gjithë bota ishte e dashuruar pas tij”, shpjegoi Shania.

“Prandaj mendova: ‘Nëse dikush mund të impresionojë këdo, ai duhet të jetë.’ Dhe për këtë arsye e përfshiva në këngë”.Në tekstin e këngës, Twain ironizon gjërat që nuk e impresionojnë tek burrat dhe, ndër të tjera, thotë:“Mirë, pra ti je Brad Pitt? Kjo nuk më impresionon shumë”.

Shania gjithashtu theksoi se nuk e ka takuar kurrë personalisht Brad Pitt-in, por beson se ai e ka marrë gjithë këtë me humor.

“Ai mund të më kërkojë, apo jo? Jam e sigurt që ka një ndjenjë të shkëlqyer humori”, tha ajo me shaka.

Pra, gjithçka mes tyre është thjesht në shaka dhe pa asnjë tension - një shembull i bukur se si një varg nga një këngë mund të bëhet legjendar, por pa pasoja negative. /Telegrafi/