LAJMI I FUNDIT:

Shala tregon vështirësitë për të ardhur te Kosova si dhe flet për ndeshjen ndaj Maltës

Shala tregon vështirësitë për të ardhur te Kosova si dhe flet për ndeshjen ndaj Maltës

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arritur në Austri.

Dardanët nesër zhvillojnë ndeshjen miqësore ndaj Maltës, me fillim nga ora 18:00.

Në një konferencë për shtyp para duelit ka folur mesfushori fantastik i Kosovës, Herolind Shala.


Futbollisti që luan në Norvegji te skuadra Stabaek, ka treguar sa e vështirë ka qenë kjo periudhë në shtetin skandinav për futbollistët.

“Jemi gjithmonë në dilemë a me ardhur apo mos me ardhur me luajtur për shkak të masave në Norvegji. Por kësaj radhe qeveria na ka lejuar me ardhur me luajtur dhe normalisht për mua është ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha Shala.

Tutje ai foli edhe për mungesën e tifozëve te Kosova, të cilët i japin përkrahje të madhe dardanëve.

“Ne jemi shumë të fokusuar, edhe pse është shumë vështirë pa shikuesit tonë të cilët gjithmonë na mbështesin dhe gjithmonë janë mbrapa neve, mirëpo ne do të japim gjithçka me arritur rezultate pozitive dhe me dërgu Kosovën përpara”, përfundoi Herolind Shala.

Kujtojmë se Kosova fitoi ndeshjen e parë miqësore të qershorit ndaj San Marinos, me rezultat 4-1.

Shala nuk ka luajtur në ndeshjen e parë ndaj San Marinos, pasi ai u bashkua me Dardanët vetëm të hënën në mesditë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori