Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka mbajtur takim me komunitetin e donatorëve duke shprehur mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Qeverinë e Kosovës dhe MTI-në.
Shala ka theksuar se mbështetja e donatorëve është shumë e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Mirënjohje të thellë në radhë të parë për ndihmën e vazhdueshme nga donatorët, të cilët kanë mbështetur Qeverinë e Republikës së Kosovës e sidomos Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Aktualisht jemi duke punuar në disa projekte që mbështesin zhvillimin e bizneseve si dhe zhvillimin e politikave tregtare dhe të industrisë, të cilat do të kenë impakt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Për më tepër, procesi i integrimit evropian për Kosovës, përbën vlerën fondamentale dhe prioritetin kryesor të vendit drejtë aderimit në familjen e madhe evropiane. Pra masat e parapara në agjendën evropiane dhe zbatimi i tyre nga institucionet vendore është udhërrëfyesi kryesor i Kosovës në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe në përgjithësi prosperitetin e vendit. Në këtë kontekst mbështetja e donatorëve, duke përfshirë këtu ndihmën e drejtpërdrejt financiare por edhe ekspertizën, janë mëse të nevojshme”, tha ministri Shala.
Shala ka bërë të ditur se edhe vitin që po vjen do të vazhdojnë punën duke pasur prioritet implementimin e MSA-së dhe përmirësimit e ambientit të të bërit biznes.
“Të nderuar donator, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2019 do të vazhdojë të punoj duke pasur në prioritet implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, përmirësimin e mëtejmë të ambientit të bërit biznes, fuqizimin e infrastrukturës së cilësisë, zhvillimin e turizmit vendor, si dhe mbrojtjen e konsumatorit duke e përmirësuar mbikëqyrjen e tregut.
Për detaje e keni edhe broshurën para vetes që i potencon aktivitetet konkrete që MTI i planifikon t’i ketë në prioritet gjatë vitit 2019”, potencoi Shala.
Shala ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të politikave shtetërore drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
“Si përfundim,më lejoni të shprehë edhe njëherë mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe njëkohësisht të ju ri-konfirmojmë gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen”, tha Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri