Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala tha se është shumë e rëndësishme formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe kjo çështje sipas tij, ka mbështetjen e Nismës.

Shala këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.


Ai tha po ashtu se Nisma për Kosovën do ta mbështesë Rezolutën për rastin e Haradinajt.