LAJMI I FUNDIT:

Shala i IKD: Kushtetuesja vendosi se Ligji për Zyrtarë Publik në parim është në përputhje me Kushtetutën

Shala i IKD: Kushtetuesja vendosi se Ligji për Zyrtarë Publik në parim është në përputhje me Kushtetutën

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se lidhur me Ligjin për Zyrtarë Publikë, Gjykata Kushtetuese vendosi se në parim i njëjti është në përputhje me Kushtetutën, përjashtimisht disa neneve të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas Shalës, Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë procedimit të Ligjit për Zyrtarët Publik tek Presidentja për dekretim.

“Me këtë rast, për dekretim tek Presidentja do të shkoj Ligji për Zyrtarët Publik, pa nenet të cilat është konstatuar se janë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Shala për Telegrafin.


Ndërsa, sa i përket çështjeve të cilat rregullohen me nenet të cilat janë konstatuar si kundërkushtetuese, sipas Shalës, Gjykata Kushtetuese e ka obliguar Kuvendin që brenda afatit 6 mujor të miratojë nenet e reja, në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kosova dëbon dy serbë për pjesëmarrje në protesta të dhunshme në veri
Lexo po ashtu Kosova dëbon dy serbë për pjesëmarrje në protesta të dhunshme në veri

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar sot se ka vendosur që Ligji për Zyrtarët Publikë t’i dërgohet Presidentes së Kosovës për shpallje, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetutën dhe sipas specifikave të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës.

Në njoftimin për media, Gjykata ka bërë të ditur se është urdhëruar Kuvendi i Republikës së Kosovës që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të ndërmarr veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori