LAJMI I FUNDIT:

Shala dhe Saraçini: Vit i jashtëzakonshëm për hendbollin kosovar

Shala dhe Saraçini: Vit i jashtëzakonshëm për hendbollin kosovar

Në kuadër të takimeve të fundvitit me federatat e ndryshme të Kosovës, sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti në një takim pune një delegacion të Federatës së Hendbollit të Kosovës, të kryesuar nga Eugen Saraçini, kryetar, me të cilin bisedoi për punët dhe aktivitet që janë realizuar gjatë këtij viti, njofton kumtesa nga MKRS.

Kryetari Federatës së Hendbollit të Kosovës Saraçini e vlerësoi punën e dhe bashkëpunimin e sivjetshëm me ministrin Shala, meqë sipas tij, me angazhimin e tij, ai ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve dhe aktiviteteve sporteve të FHK-së.

Shala dhe Saraçini vlerësuan se ky vit ishte i jashtëzakonshëm për hendbollin e Kosovës, meqë këtë vit Federata e Hendbollit të Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit, dhe në të njëjtën kohë gjatë këtij viti, është mbajtur Kampionati Ndërkombëtar i Hendbollit për Shtetet në Zhvillim, i cili është vlerësuar shumë pozitiv, ku Kosova është përgëzuar për nivelin e organizimit.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Saraçini u bisedua edhe për aktivitet e shumta që janë realizuar gjatë këtij viti në hendbollin e Kosovës.


Po ashtu, ministri Shala u interesua edhe për ecurinë e memorandumeve dhe funksionimin e tyre.

Kryetari Saraçini u shpreh i kënaqur me praktikën e memorandumeve, sepse nëpërmjet tyre janë krijuar më shumë mundësi për punë dhe planifikime.

Ministri Shala u shpreh se edhe nga vlerësimi i shumicës së federatave, praktika e memorandumeve ka krijuar lehtësira dhe mundësi për punë të pavarur për federatat dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

MKRS-ja sivjet ka ndihmuar FHK-në me rreth 220 mijë euro.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori