Shakira dhe Carlos Vives dalin në gjykatë lidhur me akuzat për plagjiaturë

Shakira dhe Carlos Vives janë paraqitur në një gjykatë të Madridit për t'iu përgjigjur akuzave të një këngëtari dhe producenti të lindur në Kubë, i cili i ka akuzuar për plagjiaturë të punës së tij në hitin "La Bicicleta".
Këngëtarët kolumbianë hodhën poshtë pretendimet e Livan Rafael Castellanos se "La Bicicleta" përmban lirikën, ritmin dhe melodinë e ngjashme me atë të këngës së tij të vitit 1997, "Yo te quiero tanto".

"Kënga ime flet për atdheun tim, është një përshëndetje për vendlindjen time Barranquilla, Kolumbi - jo Kubën. Është ndryshe", ka theksuar Shakira, citon KP.

Ndërsa, Vives u ka thënë gazetarëve se ai e mirëpriti mundësinë për të pastruar emrin e tij nga akuzat.

Castellanos, nga ana e tij, pohon se ekspertët e muzikës mbështetën pretendimin e tij për plagjiaturë.
"Le të shohim nëse më në fund mund të arrijmë në fund të kësaj dhe drejtësia të vihet në vend", ka deklaruar ai për AP.
Sony Music, e cila lansoi këngën "La Bicicleta", nuk e ka komentuar rastin, ndërsa gjykata pritet të bëjë të ditur vendimin pas 20 ditësh.





























































