LAJMI I FUNDIT:

Shakaja që i kushtoi shtrenjtë rusit, u shtir në tren kinse po pëson sulme si pasojë e COVID-19 – i riu dënohet me dy vite burgim

Shakaja që i kushtoi shtrenjtë rusit, u shtir në tren kinse po pëson sulme si pasojë e COVID-19 – i riu dënohet me dy vite burgim

Një djalit të ri nga Rusia një shaka e “pa kripë” i kushtoi me dy vite burgim, kur vendosi që të tallet me masën në metro dhe të shtiret kinse po pëson sulme si rezultat i simptomave të forta të coronavirusit – duke i detyruar pasagjerët e tjerë të ikin nga frika se edhe ata mund të infektohen.

Karomatullo Dzhaborov, 26-vjeç, u filmua duke u rrëzuar në dysheme dhe duke filluar të dridhet kinse po pëson një sulm si pasojë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi në një tren të metrosë së Moskës gjatë shkurtit të vitit të kaluar, ku pasagjerët tjerë fillimisht vrapuan për ta ndihmuar – por kur dëgjojnë dikë duke thënë se ka coronavirusin, filluan të ikin.


Megjithatë aty u shfaq një patrullë e policisë që fillimisht e dërgoi në spital për t’u siguruar që ai nuk është sëmurë, dhe më pas është dërguar në paraburgim.

E gjykata e Moskës ka marrë vendim – duke ia shqiptuar dënimin prej dy viteve e katër muaj burgim. Hiq më lehtë nuk kanë shpëtuar edhe dy persona tjerë që e shoqëruan dhe që ishin pjesë e kësaj shakaje.

Stanislav Melikhov dhe Artur Isachenko u dënuan me dy vite me kusht – por ajo çfarë u kushtoi më shumë është humbja e vendit të punës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Balerina thyen një rekord botëror të Guinness

Balerina thyen një rekord botëror të Guinness

Fun
Kjo kafshë u shpëtua pa lëndime pasi përfundoi mes gardhit dhe murit të një shkolle filore në Meksikë

Kjo kafshë u shpëtua pa lëndime pasi përfundoi mes gardhit dhe murit të një shkolle filore në Meksikë

Interesante
Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Interesante
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori