LAJMI I FUNDIT:

Shaip Muja, letër kolegëve deputetë: Ky është propozimi im për demarkacionin

Shaip Muja, letër kolegëve deputetë: Ky është propozimi im për demarkacionin

Dputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja nuk po heq dorë nga gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e demarkacionit. Pasi kohë më parë kishte propozuar ratifikim të pjesshëm të demarkacionit, Muja tani u ka kërkuar kolegëve të tij deputetë qe të formojnë një komision, siç thotë ai, jopartiak për demarkacionin.

Deputeti i PDK-së u ka dërguar nga një letër secilit deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku kërkon qe të ngrihen mbi interesat personale dhe të diskutojnë për çështjen e demarkacionit.

Në letrën e gjatë të Mujës drejtuar deputetëve, ai i ka ftuar të gjithë qe të analizojnë ndaras edhe njëherë materialin e demarkacionit dhe të nxjerrin qëndrime e rekomandime, transmeton ‘Indeksonline’.


Muja propozon qe gjatë kësaj jave të mblidhen deputetët në një sallë dhe secili deputetë i cili ka hezitime të kërkoj sqarime dhe të shprehet lirisht.

“Formojmë një komision nga të gjithë deputetët sipas marrëveshjes, pa marrë parasysh a janë pozitë apo opozitë dhe të caktohet një drejtues i komisionit. Unë afrohem vullnetarisht nëse jam i besueshëm dhe i vlerësueshëm nga të gjithë. Dhe ky komision do të ketëstrukturën e vet nga të gjithë deputetët pjesëmarrës pozitë e opozitë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Mujës dërguar deputetëve.

Letra e plotë e deputetit Muja dërguar deputetëve:

Të nderuar kolegë deputetë!

Më lejoni që t’ju drejtohem me një njoftim dhe me një kërkesë, të cilën e vlerësoj se është shumë e rëndësishme për vendin tonë, për institucionet tona, në përgjithësi, dhe për autoritetin tonë politik, në veçanti. Ne jemi dëshmitarë të situatës së krijuar me demarkacionin nga Qeveria e Kosovës, si dhe rezistenca e bërë nga opozita politike në Kuvendin tonë, si dhe mosbindja e deputetëve të pozitës për problemin e shënimit të vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

Pa dashur të futem në kronologjinë e problemit të krijuar nga Qeveria, në mungesë të transparencës, në mungesë komunikimi, në mungesë respektimi, që mendimeve të ndryshme, pa marrë parasysh, pozitë e apo opozitë, ka sjellë në një situatë, që mos të krijohen kushtet e një konsensusi nacional për çështjet madhore për vendin.

Të nderuar kolegë, ju ftoj që të ngrihemi mbi interesat tona personale, mbi interesat tona partiake, të reflektojmë ne, deputetët e Republikës së Kosovës, duke drejtuar këtë problem, si interes nacional, me një konsensus ndërpartiak, për të krijuar një komision mbipartiak për çështjen e demarkacionit .

Arsyet, tanimë janë të qarta: Qeveria po mundohet, me njerëz pa kredibilitet intelektual e politik e kombëtar, të dominojë opinionin publik, duke na vënë neve në një situatë të urryer nga opinioni publik, vendor e ndërkombëtar. Po ashtu, po mundohet tanimë dy vite e gjysmë, që ne të zëshmit e të pazëshmit, të pozitës e opozitës, të na degradoje politikisht, të na zhvesh kombëtarisht, kur ne kërkojmë ballafaqim të fakteve, e faktet tona, për Qeverinë, janë të paqena, angazhimi ynë politik e intelektual, si deputetë dhe atyre që na kanë ndihmuar dhe sqaruar, të na degradojnë si diletantë apo ineteresxhinj

me mentalitet provincial e të mëhallës. Ne, deputetëve që po na kërkohet vota, duhet që edhe një herë, pa pjesëmarrjen e Qeverisë, të bëjmë këtë komision dhe të dalim me konkluzione dhe rekomandime për të gjithë kolegët. Pse ne do ta bëjmë këtë veprim, pa kërkuar leje nga askush as nga liderët tanë politikë, as nga Kryesia e Kuvendit? Sepse, 3 gushti i vitit 2015, ka treguar qartë angazhimin e Qeverisë dhe laikëve të tyre, së bashku me komisionin shtetëror, se nuk janë të interesuar të hapet dosja “Demarkacioni”, por të krijohet tkurrja e deputetëve për të votuar kështu siç është demarkacioni. Kjo konferencë, përkundër angazhimit pozitiv, nuk e ka arritur qëllimin. Arsyet janë të shumta, duke marrë pjesë çdokush nga rruga institucionale, e drejtuar nga interesat e montuara qeveritare.

Të nderuar kolegë, pa dashur të zgjerohem, ju ftoj të gjithëve, që mendoni se keni argumente ose kundër argumente, ta analizojmë ndaras, edhe njëherë, materialin e demarkacionit dhe të nxjerrim qëndrime dhe rekomandime për të gjithë kolegët. Qasja jonë, duhet të jetë në analizën e materialit, në këto drejtime:

1. Aspekti i së drejtës ndërkombëtare (dokumentacionet valide juridike dhe qëndrimet institucionale)

2. Aspekti historik

3. Aspekti demografik

4. Aspekti hartografik

Të nderuar kolegë, siç jeni në dijeni, tanimë, në Kuvendin Kosovës, është krijuar përshtypja, se cilët deputetë të pozitës janë kundërshtarë të opsionit aktual të demarkacionit. Në këtë mes, shquhet zoti Shpejtim Bulliqi nga LDK, i cili është edhe profesionist i këtij lëmi, dhe unë, Shaip Muja nga PDK, që së bashku me konsulentët e mi kombëtarë e ndërkombëtarë, kemi dhënë një opsion zyrtar, të protokolluar në Kuvend, si propozim për zgjidhjen e problemit, por asnjë opsion i dhënë as nga ne deputetët e pozitës dhe të opozitës, nuk është analizuar dhe nuk është vlerësuar, përkundrazi jemi ofenduar e denigruar në mënyra më brutale, dhe këta ofendues qeveritarë, në fund po kërkojnë votën nga ne, të ofenduarit, duke thënë se çdo gjë që themi ne Qeveria, është në rregull, ndërsa çdo kundërshtim është diletant.

Të nderuar kolegë, në këtë mes, faktori ndërkombëtar nuk ka qenë i gjithanshëm për këtë problematikë. Mendoj se ka pasur njëanshmëri dhe nuk dua të besoj se ata e dinë që është keq demarkacioni, por kanë interesa tjera globale, që vatrat e krizave t’i sanojnë sot, por nuk i kanë zgjidhur përgjithmonë. Angazhimi në këtë huti i Atifete Jahjagës, duke krijuar komision ndërkombëtar, pa pasur të drejtë ligjore e kushtetuese, është njëri ndër rastet eklatante të shkeljeve ligjore dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Ky komision, përkundër profesionalizmit, është orientuar në studim parcial të dokumentacionit dhe ka dhënë interpretim të “drejtë “ për opinion, i cili interpretim nuk qëndron. Po ashtu, miqtë tanë të SHBA-së, kanë dhënë një prononcim zyrtar, që përputhet plotësisht me neve kundërshtuesit. Ata thonë se kufiri është real, objektiv dhe i përafërt, me të gjitha dokumentacionet valide. Edhe ne, po themi se është real dhe objektiv, por në përafërsi ka gabime që lëvizin afërsisht 8300 ose 83 km katrorë, do të thotë nga kjo përafërsi, ne po e vlerësojmë se humbim 83 km.

Andaj, shtrohet pyetja:

1. Pse asnjëherë nuk na u mundësua të takohemi me kolegët tanë malazezë, që e kemi shtet mik e jo armiqësor, të bisedojmë dhe të analizojmë, ne që kundërshtojmë cilësinë e deputetëve me konsulentët tanë së bashku?

2. Pse BE po bën presion, a thotë pranoni ashtu siç e ka servuar komisioni apo thotë bëni zgjidhje sa më shpejt të problemit të krijuar? Nga plani politik, të gjithë, si BE dhe SHBA, po thonë, bëni zgjidhje të problemit dhe nxirrni në letër me vendime e miratime në Kuvend, këtë çështje. Ne, për këtë po angazhohemi, e jo për imponime apo dominime. Pra, vetëm të qartësohemi plotësisht, që para se të vijë për miratim, të jemi të gjithë unikë, me një konsensus nacional.

Të nderuar kolegë,

Propozoj që ne,gjatëjavës, të mblidhemi në një sallë tëKuvendit, secili deputet i cili ka hezitime, ka propozime, kërkon sqarime,të shprehet lirisht. Tëbisedojmëbashkërishtpër këtë temëqë takrijojmënjë agjendë sipas kësaj radhitjeje.

1.Formojmënjë komision nga tëgjithë deputetët sipas marrëveshjes, pa marrë parasysh a janë pozitë apo opozitë dhe të caktohet një drejtues i komisionit.Unëafrohem vullnetarisht nëse jam ibesueshëm dhe ivlerësueshëm nga tëgjithë. Dhe ky komision do tëketëstrukturën evet ngatëgjithëdeputetëtpjesëmarrës pozitë e opozitë!

2.Deputetët, në takim,mund të vijnë me këshilltarët etyre profesionalë qëi kanë dhe ju besojnëpër tëkrijuar besimin dhe për të marrë vendimet.Këshilltarët kanë të drejtë tëdebatojnë sa herë të duan në mënyrë të barabartë sikurse ne,deputetët, por veçse nuk kanë të drejtë të marrin vendime dhe tëvotojnë në komision.

3.Pas Formimit të komisionit profesional do të bëhet njëkërkesë që të takohemi me komisionishtetëror dhe përfaqësuesit qeveritarë që t’ injoftojmë me rezultatet e takimeve tona, pa marrë parasysh komisioni shtetëror si do ta komentojnë rezultatin tonë.Ne mendojmë se kemi përmbushurrrugën institucionale tëbashkëbisedimit dhe të marrjes së vendimeve.

4.Pas këtyretakimeve do tëkërkojmë nga kryetari i Kuvendit,zoti KadriVeseli, që të kontaktojëkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi për një takim tëkomisionit të deputetëve për demarkacionin nga Republika e Kosovës së bashku me deputetët qëi caktonKuvendi i Malit tëZi për t’i njoftuar mbi të gjeturat që kemi bërë. NësekryetariiKuvendit nuk tregon angazhim,atëherëpërmesambasadës së Malit tëZi do tëkërkojmëndërmjetësimin e takimit.

5.Pas takimit me deputetët e Malit tëZi do tëkërkojmë takim me komisionin shtetëror të demarkacionit për t’i analizuar të gjeturat dhe ballafaquar dokumentet dhe faktet, si dhe procesverbalet e të dy komisioneve.

6.Mendoj se nuk ka nevojëtë kemi më shumë se dy takime me komisionin shtetëror të Malit tëZi, sepse në takimin e parë do t’ i njoftojmëpër të gjeturat, ndërsa në takimin e dytëpër hapat që do tëndërmerren.

7. Në secilin takim brenda dhe jashtëKosovës do tëftojmëzyrtarishtpërfaqësues të BE- së dhe të SHBA- ve të jenëpjesëmarrës aktivë, qoftë nëcilësinë e vëzhguesve, qoftë nëcilësinë e debutuesve dhe të propozuesve.

Të nderuar kolegë,

Pas kësaj analize që besoj nëse jemi tëpërkushtuarseriozisht t’ i japim drejtim zgjedhjes se problemit nënjë afat prej dy deri 4 javë do tëbëjmë rekomandime për 120 deputetët e Kuvendit dhe nësevërtet bindemi qëkomisionishtetërore ka bërëpunën mirë do të mbajmë qëndrim konsensual dhe të drejtë për miratim,siçështë materiali i komisionit shtetëror.

Nëseështë pjesërishte mirë do tëbëjmësaktësisht nësecilën kuotë dhe segment se ku është mirë dhe do tëpropozojmë që nënjëseancë parlamentare tëveçantë tëmiratojmësegmentarishtvijën kufitare dhe t’i propozojmë Malit të Zi që ta korrigjojë edhe ai nëseancën e vet miratimin në formë të tillëpërçka do tëketë nevojë formimi i tretë ikomisionit të ri që do të quhet Komisioni shtetërori ri i demarkacionit tëRepublikës sëKosovës bazuar nëmaterialin e komisionit tëvjetër. Pra,bëjmëkëto propozime përdeputetët e Kuvendit tëKosovës dhe institucionet e Malit tëZi.

Të nderuar koleg, pas përmbylljes sëkëtij problemi besoj se ne do tëdërgojmë mesazh konstruktiv dhe parimor duke pranuar gabimet e të dy komisioneve pa paragjykim se si dhe pse kanë ardhur dhe problemi do jetëi zgjidhur dhe BE do tëketë në tavolinë dokumentin zyrtar nga ato dy shtete nëse pranohet si itillë edhe nga pala malazeze, e nëse jo ne njëanshëm do bëjmëinterpretim pa marrëparasyshqëndrimet dhe do ta aprovojmë nëseancë plenare me të gjeturat dhe propozimet që do të dalin nga ky aktivitet.

Unëpersonalisht ju falënderojpër durimin për ta analizuarkëtë propozim dhe jam i hapur të pranojëçfarëdo propozimi përveçse propozimet që angazhohen kundër qeverisë apo epilogut gjykues përkomisioninshtetëror se çka duhet bërëpër ta. Unëangazhohem në formatizim politik tësituatës sëpërgjithshme në Kosovë, por jo duke përdorur demarkacionin si alibi që, me këtë temë ta rrëzojëqeverinë, sepse nëse ne idokumentojmë të gjeturat, kjo qeveri duhet vetë tëikë, sepse nëthirrjen e besimit të qeverisë nëseancë plenare përvotëbesim,të njëjtit nuk do ta ketë, besoj, si me demarkacion apo pa të.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori