Shabani pas suksesit ne Evropianin e karatesë: Synimi i vetëm ka qenë medalja edhe e arritëm

Federata e Karatesë së Kosovës ka organizuar një konferencë për media ku u vlerësua lartë suksesi i karateistit Elhami Shabani, i cili në Kampionatin Evropian që u mbajt javën e kaluar në Turqi dhe ku Shabani u rendit si i treti në Evropë dhe u stolis me medaljen e bronztë.
Me këtë rast kryetari i Federatës së Karatesë, Avni Gashi, tha se në Kampionatin Evropian që u mbajt në Turqi, Kosova zuri vendin e shtat në garat ekipore, kurse krenar vendin tonë me suksesin e tij e vëri karateisti Elhami Shabani i cili u stolis me medaljen e bronztë.
“Në këtë garë, që është gara më prestigjioze evropiane duke pasur parasysh se këtu marrin pjesë vetëm seniorët Kosova u përfaqësua me 16 garues në dy disiplinat, kata dhe kumite individuale dhe ekipore. I kishim dy ekipore, femrat dhe meshkujt, në këtë mes vlen të theksohet se kishim edhe një garues në parakarate në disiplinën e të verbërve. Kosova prej këtij kampionati kthehet krenare dhe e përmbushur në aspektin e paraqitjes së dinjitetshme, prestigjioze si dhe e barabartë me të gjitha federatat tjerave evropiane. Në mesin e 45 shteteve, plasmani i përgjithshëm i federatës së Kosovës është vendi i shtatë në gara ekipore. Kemi edhe një kategori individuale kemi vendin e shtatë mirëpo siç dihet rangimi i garuesve shkon mbi bazën e medaljeve. Në këta rast krenarinë na e solli pikërisht garuesi ynë Elhami Shabani”, tha Gashi.
Punën e Shabanit dhe suksesin e a rritur në Kampionatin Evropian e vlerësoi lartë edhe trajneri i tij Ylber Sylaj. Ai madje tha se karateisti kosovar e ka merituar edhe të jetë në finale, por iu bënë disa padrejtësi në luftën me karateistin nga Turqia.
“Qëllimi ynë kryesor ka qenë që përfundimi ynë të jetë ajo për çdo lakmi, në fund e arritëm qëllimin, e arritëm medaljen. Që në fillime, nga nisja , pas përgatitjeve qëllimi kryesor ka qenë medalja. Këtë e arritëm falë punës të përbashkët, një angazhimi shumë të madh të kampionit tonë që me një përvojë aq të madhe dhe aq punë të mirë që tregoi pas pesë luftërave bindëse që i tregoi në arenën, të gjitha ishin fitore njëra pas tjetrës . Një punë e lodhshme, me angazhime, me strese shumë të mëdha, mirëpo në finale në tatami në fund e humbëm pjesën ndaj turkut që me të vërtetë e kemi merituar të gjendemi edhe në finale”, tha Sylaj.
Kurse, vet protagonisti i këtij suksesi Elhami Shabani tha se për të arritur gjithë këtë sukses është dashur të derdhet shumë mund e djersë por që në fund ia vlejti pasi edhe u shpërblye me medaljen e bronztë.
“Prej Kosovës ose prej përgatitjeve synimi i vetëm ka qenë vetëm medalja edhe e arritëm atë qëllim që e kemi pasur moti kohë. Shumë kemi punuar, shumë e kemi bërë punën për të arritur deri aty…Është një arritje shumë e madhe, vetëm ata që merren me sport edhe që kanë qenë sportistë e dinë vlerën e kësaj që me të vërtet kërkon shumë punë edhe shumë angazhim, por kur e arrin medaljen e sheh që ia ka vlejtur”, tha Shabani.
Shabani shoi se synimi i tij i radhës do të jetë të fitojë medalje në Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në muajin qershor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës