LAJMI I FUNDIT:

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Ndërsa Kosova shkon në zgjedhje të dielën më 9 shkurt, çështja e marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

Zoti Grenell u shpreh të hënën në postimin e tij të parë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është e besueshme, duke shtuar se “retorika e përdorur nga Albin Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni” shkroi ai.

Të enjten në përgjigjen e tij të parë ndaj këtyre komenteve, Kryeministri Kurti gjatë një interviste në televizionin Istogu Channel, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, janë shumë të mira.


“Kurrë ma mirë s’i kemi pasur. Po blejmë edhe helikopterë Black Hawk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time… Kurrë ma mirë nuk ka qenë. A ka ndonjë herë kritika e vërejtje? Po, por ne duhet me ecë përpara”, tha kryeministri Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zotit Grenell. “Lajthitje”, shkroi ai në rrjetin X. “Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO-ja, BE-ja, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”.

Në një tubim parazgjedhor në Istog në perëndim të Kosovës, Kryeministri Kurti kritikoi opozitën që siç tha, po kërkon ndihmë nga “ndonjë ndërkombëtar”.

“Kjo lloj opozite e lyp fatin me qiri te ndonjë ndërkombëtar i cekët, e jo në thellësinë historike të popullit tonë ku gjithmonë gjenden zgjidhjet. Këta të cilët këqyrin me gjetë ndonjë zyrtar amerikan me ua sha kryeministrin e Republikës së tyre, këta nuk duhet kurrë të kthehen”, tha zoti Kurti. por pa përmendur emra.

Gjatë mandatit të parë të Presidentit amerikan Donald Trump, marrëdhëniet e qeverisë Kurti më Shtetet e Bashkuara ishin të tensionuara. Në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së zotit Trump zoti Kurti tha qeveria e tij është e gatshme dhe e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re amerikane.

Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden. Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Analistët i cilësuan të pazakonshme deklarimet e zoti Grenell në këtë periudhë, por tërhoqën vërejtjen se cilado qoftë qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të përballet me sfida shumë më të rënda në një botë shumë më të paparashikueshme dhe duhet të jetë e kujdesshme në trajtimin e aleancave./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kalo në kategori