LAJMI I FUNDIT:

“Sfera mediatike në Maqedoni duhet të përmirësohet”

“Sfera mediatike në Maqedoni duhet të përmirësohet”

Institucionet të sigurojnë kushte për punë të lirë dhe pa pengesa të gazetarëve dhe mediave, ndërsa këta të fundit të ushtrojnë profesionin në mënyrë profesionale dhe duke respektuar çdo pikë të kodeksit të etikës.

Këto janë disa nga sugjerimet apo vërejtjet që vendi merr edhe në çdo raport të Bashkimit Evropian, por që ishin edhe porositë kryesore të ekspertëve të fushës në emisionin VOX në TV Shenja. Ekspertët thonë se sfera mediatike duhet të përmirësohet dukshëm, ashtu si edhe llogaridhënia e funksionarëve përmes eterit mediatik.

“Media duhet të jetë e lirë, gazetarët duhet të jenë të lirë në pune, ata nuk duhet të jenë pre e presionit politik apo çfarëdolloj presioni nga ata që i quajmë të pushtetshëm. Vlerësoj që Qeveria përveç angazhimit deklarativ duhet të manifestojë angazhim konkret, pra të jetë në funksion të mbrojtjes së gazetarëve”, tha Sefer Tahiri.


Profesori Universitar Sefer Tahiri thotë se përveç lirisë së shprehjes dhe profesionalizmit të gazetarëve dhe mediave, një çështje tjetër shumë e rëndësishme për informimin e opinionit është edhe llogaridhënia e funksionarëve shtetëror dhe qeveritar. Këta të fundit, thotë Tahiri, kanë obligim që të paraqiten para mediave dhe mos të ndajnë mediat në të pëlqyera ose pa pëlqyera për ta. Çdo injorim ndaj mediave dhe gazetarëve nga ana e funksionarëve shtetëror dhe politik është injorim ndaj qytetarëve dhe votuesve të tyre.

Qeveria aktuale mbushi 1 vit që nga marrja e mandatit, ndërsa një nga të arriturat që u theksuan për këtë përvjetor ishte zotimi për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori