Sevilla ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pasi eliminoi Wolverhamtpon Wanderersin në çerekfinale me rezultat 1-0.
Skuadra angleze filloi mjaftë mirë takimin, duke fituar një penallti me anë të Adama Traores që bëri një vrapim siç di të bëjë vetëm ai.
Por, të gjithë mundin e tij e qoi huq bashëklojtari i tij në minutën e 13-të, Raul Jimenez që dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
Të dy skuadrat më pas tentuan që të tundin rrjetën e njëra tjetrës, mirëpo e kishin të pamundur në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë, Sevilla ishte disi më e organizuar dhe krijonte aksione të njëpasnjëshme.
Nga ky mund, skuadra spanjolle u shpërblye në minutën e 88-të, pasi Lucas Ocampos shënoi nga një asistim i Ever Banegas.
Kjo i mjaftoi Sevillës që të kalonte në gjysmëfinale, aty ku do të takohet me Manchester Unitedin që mbrëmë eliminoi Kopenhagen pas 12 minutash lojë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TUl05Rkliyc