Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, në një shkrim të publikuar në ‘Peacefare’, sërish ka folur për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, dhe Asociacionin.
Serwer thotë se SHBA-ja është duke shtyrë përpara formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, nëse Asociacioni formohet me kompetencat ekzekutive siç kërkon Beogradi, atëherë do të krijohet një tjetër “Republika Srpska” de fakto, brenda Kosovës.
Ai shton se “Republika Srpska” e Bosnjës tani po përgatitet të refuzojë autoritetin e gjykatave të Sarajevës, duke theksuar se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Kosovë.
Serwer, konsideron se SHBA-ja po i mbështet edhe nismat tjera të Beogradit, siç është Ballkani i Hapur i cili synon heqjen e barrierave kufitare ndërmjet Serbisë dhe popullatës serbe në vendet fqinje.
E gjithë kjo u bë e qartë thotë Server pas mesazhit të sotëm të Departamentit të Shtetit për Ditën Kombëtare të Serbisë, ku flet për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për krijim të pozicioneve ndërlidhëse me diplomatë serbë brenda departamentit amerikan.
“Oficerë të tillë ndërlidhës mësojnë shumë rreth funksioneve të brendshme të diplomacisë amerikane. Edhe nëse caktohen në role larg Byrosë Evropiane, sinjali që po dërgon Uashingtoni është i qartë: Ne favorizojmë perspektivën e Serbisë në dialog. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë lëvizje të këndshme është që të njëjtën gjë t’ia ofrojë Kosovës brenda dy ditësh, kur është përvjetori i Pavarësisë së Kosovës”, thekson ai.
Serwer e quan “diplomaci të shëmtuar”, politikën aktuale amerikane pro Beogradit.
Siç shtoi ai, Washingtoni pret që favoret ndaj Beogradit t’i kthehen në një të ardhme të pacaktuar, ndërsa kërkon që Prishtina të pajtohet me Ballkanin e Hapur dhe Asociacionin që tani.
“Nuk do të jetë e vështirë për Beogradin të pajtohet me “normalizimin” që përfshin vërtetimin e autoritetit të Serbisë mbi popullatën serbe të Kosovës. Pasi të bëhet kjo, Serbia do të presë analogun në Bosnje dhe Mal të Zi”.
Serwer pohon se ajo që Washingtoni nuk po bën është të japë atë që dëshiron Kosova: njohjen e Serbisë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.
“Normalizimi” mund të nënkuptojë njohje ndërkombëtare për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por jo për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Është e vështirë të imagjinohet një rezultat më i keq për Prishtinën”, tha më tej Serwer.
Profesori amerikan përmendi edhe qëndrimet kontra të Serbisë karrshi BE-së.
“Serbia nuk është një vend aleat. Ajo nuk është anëtare e NATO-s apo një aleat i madh jo-NATO dhe ka një politikë të neutralitetit ushtarak. Ajo nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës. Në fakt, Beogradi është kryesisht jashtë përafrimit me politikat e jashtme të BE-së që ka premtuar se do t’i respektojë”, tha Serwer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës