Serra: Maqedonia e Veriut ka rol të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe BE-ja duhet ta ketë parasysh

“Spanja i mbështetë synimet tuaja evropiane të viteve të fundit. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm për kontributin e rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit që e keni arritur përmes pajtimit me Bullgarinë dhe me Greqinë (përmes Marrëveshjes së Prespës) dhe konsiderojmë se kjo është meritë e rëndësishme që duhet të merret parasysh”.
Këtë në intervistën për AIM e deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shkup, Emilio Lorenco Sera, i pyetur për qëndrimin e Madridit zyrtar në raport me dhënien e datës për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE në Këshillin e radhës të Bashkimit të caktuar për 15 tetor.
Në raport me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO para samitit të Aleancës në Londër, Sera nuk ka përgjigje konkrete, por, megjithatë, lë hapësirë për të ndodhur kjo. Sipas tij, sukses i jashtëzakonshëm për vendin është fakti që për vetëm nëntë muaj dokumentin e kanë ratifikuar 22 prej 29 vendeve anëtare.
“De fakto, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, mbeten vetëm formalitete. Por, duke marrë parasysh përvojat paraprake të anëtareve në procesin e ratifikimit, zakonisht nevojiten një e gjysmë deri dy vjet, ose 18-24 muaj. Ndërsa deri në Samitin në Londër do të kalojnë vetëm dhjetë muaj pasi që keni nënshkruar Protokollin. Pra, keni arritur një rezultat tejet të mirë. Është fakt se do ta kremtoni 70 vjetorin e themelimit të NATO-s në Londër me të gjithë ne. Si mysafirë, përfaqësuesit tuaj – qoftë presidenti, qoftë kryeministri, do të ulen pranë sekretarit të përgjithshëm. Nëse jeni anëtar i plotfuqishëm, në njëfarë mënyre do të jeni të humbur në mesin e 29 anëtarëve të tjerë. E lidhur me atë nëse Spanja do ta ratifikojë para Londrës, më vjen keq, por nuk mund as të konfirmoj, as të mohoj. Është e mundshme”, shprehet ambasadori Sera./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri