Real Madridi e ka konfirmuar kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Mbretit pas triumfit bindës (6-1) në ndeshjen kthyese kundër Cultural Leonesa.

Mbretërit e kishin siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër që në ndeshjen e parë, të cilën e fituan me rezultat 7-1, prandaj kjo sfidë i ka shërbyer trajnerit Zinedine Zidane si një stërvitje për të provuar disa opsione të reja.


James ishte njëri prej protagonistëve James ishte njëri prej protagonistëve

Që në minutën e parë, Mariano Mejia e zhbllokoi rezultatin, për të vazhduar me golin e dytë të realizuar nga James Rodriguez (23’).

Mejia shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij (42’). Para se skuadrat të shkonin në pushim, Yeray Gonzalez realizoi golin e nderit për mysafirët (45’).

Në fillim të gjysmës së dytë, në ndeshje u inkuadrua djali i Zidane, Enzo, i cili arriti që të realizonte në debutimin e tij me ekipin e parë (63’).

Het-trik nga Mariano Mejia Het-trik nga Mariano Mejia

Mariano Mejia e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 87-të. Ndërsa me autogolin e Cesar Morgados, përfundoi ndeshja. /Telegrafi/

telegrafi sport app