Viti 2022 nuk ka shënuar kthesën për të mirë në realizimin e investimeve kapitale në Maqedoni. Edhe në prag të ndërrimit të mot moteve, sërish po përsëritet praktika e vjetër e realizimit më të vogël të investimeve kapitale në raport me mjetet që janë planifikuar. Të dhënat e Ministrisë së Financave, tregojnë se deri në fund të muajit nëntor janë realizuar 59.24 për qind e investimeve kapitale, apo janë realizuar 317 milion euro nga 536 milion euro që janë planifikuar për vitin 2022.
PLANIFIKIMI DHE REALIZIMI
Përkundër paralajmërimeve ambicioze për investime të mëdha kapitale për të nxitur ekonominë, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet kapitale asnjëherë nuk i kanë kaluar 300-320 milionë euro në 13-14 vitet e fundit, apo nga vitin 2008,me përjashtim të vitit 2021. Në këtë periudhë , investimet kapitale variojnë nga 200 deri në 300 milionë euro çdo vit, edhe pse gjithmonë parashikohen shumë më tepër gjatë planifikimit buxhetor. Për shembull, në vitin 2020 ishin planifikuar 386 milionë euro për investime kapitale, por me rishikim ato ishin ulur në 319 milionë euro dhe në fund të vitit janë realizuar 262 milionë euro. Në vitin 2019 fillimisht ishin planifikuar 422 milionë euro dhe në fund u realizuan 290 milionë euro. Në vitin 2018 ishin planifikuar 391 milionë euro dhe në fund u realizuan gjysma e tyre.
Gjithashtu, të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2021 nuk u arrit realizimi i planifikuar dhe i paralajmëruar i investimeve kapitale prej së paku 80 për qind . Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se deri më 31 dhjetor 2021 janë realizuar 379 milionë euro shpenzime kapitale, që përbën 78.35 për qind të mjeteve të planifikuara. Nga Ministria e Transportit thonë se këto investime nuk kanë të ndalur ku po ndërtohen, rikonstruohen dhe modernizohen rrugët, po punohet në mënyrë aktive në infrastrukturën hekurudhore, po ndërtohet rrjeti i gazsjellësit. Njëherësh shtojnë se është bërë thirrje publike për subvencionimin e linjave të reja ajrore, po ndërtojmë dhe shpërndahen ndërtesa sociale….
MË SHUMË SE 2014, 2015 DHE 2016
Ministri i Transportit, Bllagoja Boçvarski thotë se realizimi këtyre projekteve nuk po vërehet sepse kjo përbërje nuk po del në terren me kamera, siç kanë bërë qeveritë e tjera në të kaluarën. Bile, sipas tij, në vitin 2022 ka investime kapitale më të mëdha se në vitin 2014, 2015 dhe 2016. “Investimet kapitale në vitin 2022 do të kalojnë 2,2 miliardë denarë, që paraqet një nivel dukshëm më të lartë të realizimit, bile dhe më shumë se në vitet kur vendi nuk u përball me kriza globale si sot”, shton ai . Sipas tij, në ritmin e i investimeve kapitale, kanë ndikuar edhe goditja çmimeve, sepse materialet ndërtimore janë shtrenjtuar. Mirëpo edhe në një kohë të vështirë kur ka rritje serioze si të çmimeve ashtu edhe të materialeve nga tendencat apo trendet që janë vendosur nga bursat botërore për materialet e ndërtimit, nuk ka ndalesë të punimeve ndërtimore , por përkundrazi punojmë dhe vazhdojë me realizimin e projekteve kapitale në shtet, thotë Boçvarski.
SISTEMI QË DO TË NDREQ GABIMET
Në ndërkohë, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se me Buxhetin 2023, pret realizimin e investimeve kapitale të parashikuara për shkak të funksionimit të sistemit në tre vitet e fundit me të cilin, sipas tij , vendoset sistemi për heqjen e anomalive. “ Prej tre vitesh po punohet për ngritjen e një sistemi që do të heqë të gjitha anomalitë e tre viteve të fundit. Prandaj njoftova se në Qeveri do të krijohet një njësi, të cilën ne e quajmë njësi shpërndarjeje, e cila ka nën njësi për të monitoruar projektet e infrastrukturës pikërisht për të hequr të gjitha anomalitë. Zgjidhja e vetme, afatgjate dhe e qëndrueshme për investime kapitale, është zgjidhja sistemore e punëve nga ana e Qeverisë, prandaj besoj se kjo që po themi do të vërtetohet në dhjetor të vitit të ardhshëm se nuk është vetëm dëshira e dikujt”, shton Bytyqi.
REVIZIONI, NGADALËSIM I PROJEKTEVE TË INFRASTRUKTURËS
Nga Enti i Revizionit apo Auditimit, thonë se në vitin e kaluar është konstatuar një ngecje dhe dinamikë të ngadalshme e zbatimit të projekteve strategjike të infrastrukturës dhe kostot e projekteve janë rritur për shkak të kostos më të lartë të ndërtimit se sa ishte planifikuar fillimisht, si dhe kostove dytësore. Enti Shtetëror ka kryer auditimin e performancës me temën “Hyrja në borxh e subjekteve të sektorit publik, shkalla e shfrytëzimit të kredive dhe kredive dhe shpenzimet e paguara dhe të bëra” për t’iu përgjigjur pyetjes: Investimet publike që financohen me fondet e kredisë a po realizohen në mënyrë efikase dhe ekonomike?” Auditimi arriti në përfundimin se: Në menaxhimin e investimeve publike mungon një kuadër ligjor sistematik, procedura , institucione kompetente dhe tregues të përcaktuar për një sistem monitorimi dhe mbikëqyrjeje të realizimit të investimeve publike, gjë që kontribuon në mos ndërmarrjen me kohë të masave korrigjuese. Projektet kryesore monitorohen në mënyrë të decentralizuar për të cilat nuk ka një pasqyrë të plotë të progresit në zbatim. Rregullorja në fushën e ndërtimit në tërësi nuk kontribuon në zbatimin efikas të projekteve sipas kushteve ndërkombëtare FIDIC për ndërtim.
Kontratat e lidhura të ndërtimit sipas kushteve ndërkombëtare të FIDIC, shkaktojnë kosto shtesë dhe rrezik për pretendime shtesë nga kontraktori, rrezik për zgjidhjen e kontratës dhe arbitrazh ndërkombëtar. Në rastin e projekteve ka devijime ndërtimore nga projekti bazë dhe gjatë ndërtimit njihen punime shtesë dhe të paparashikuara (variacione). Me shpronësim në pritje apo që nuk janë zgjidhur , janë lëshuar lejet e ndërtimit për projektet infrastrukturore lineare të rregulluara me Ligjin për Ndërtim. Procedura e ndërlikuar për përcaktimin e kompensimit për shpronësim, si dhe procedura e miratimit të projekteve infrastrukturore, ndikojnë në shkallën e realizimit – dinamikë të ngadaltë dhe stagnimin e projekteve. Auditimi mbulon projektet për të cilat janë krijuar kosto prej 58 milionë eurosh, të cilat i referohen provizioneve të njëhershme, kamatës apo interesit për mjetet e tërhequra dhe provizionit për mjetet që nuk janë tërhequr./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje