LAJMI I FUNDIT:

Serie A- java e 14-të: Formacioni më i mirë

Serie A- java e 14-të: Formacioni më i mirë

Juventusi iu rikthye fitores duke mposhtur Regginën, 4-0, dhe tash gjendet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Rossonerët. Milani u mposht në Sicili nga Palermo, për ta lejuar Interin të shkëputet me gjashtë pikë diferencë pas fitores të cilën zikaltrit e shënuan kundër Napolit. Roma këtë javë e mposhti Fiorentinën dhe dalëngadalë po ngjitet aty ku e ka vendin.

Njëmbëdhjetë më të mirët (3-4-3):

Portier: Marco Amelia (Palermo)

Mbrojtës: Ivan Cordoba (Inter), Moris Carrozzieri (Palermo), Giorgio Chiellini (Juventus)


Mesfushorë: Mauro Camoranesi (Juventus), Sulley Muntari (Inter), Fabio Simplicio (Palermo), Houssine Kharja (Siena)

Sulmues: Sergio Floccari (Atalanta), Francesco Totti (Roma), Fabrizio Miccoli (Palermo)