Kombëtarja e SHBA-ve kanë fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Kosta Rikës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2020”, ku mbrojtësi i Barcelonës, Sergino Dest shënoi një supergol.
Ekipi amerikan ka vazhduar serinë pozitive të ndeshjeve duke triumfuar ndaj Kosta Rikës dhe duke bërë një hap para drejt sigurimit të kualifikimit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sergino Dest (25’) dhe Leonel Moreira (OG, 66’) për vendasit, ndërsa Keysher Fuller Spence (1’) për mysafirët.
Fought for it and earned it. 3 points at home to close out this #WCQ window.#OnlyForward #SoloPalante | @VW pic.twitter.com/QxUu5tXZIZ
— U.S. Soccer Men's National Team (@USMNT) October 14, 2021
Megjithatë, goli i parë i vendasve i shënuar nga Dest ka vjedhur gjithë vëmendjen dhe ka bërë të gjithë të flasin.
Dest ka shënuar një supergol nga distanca, duke dribluar fillimisht një lojtar e pastaj me këmbën e majtë duke gjetur cepin e epërm të portierit Keylor Navas.
20-vjeçari i Barcelonës është kthyer në lojtarin kryesor te kombëtarja e SHBA-ve. /Telegrafi/
Please watch this angle and shot of @sergino_dest's golazo. You're welcome. pic.twitter.com/ycbUZt0wUi
— U.S. Soccer Men's National Team (@USMNT) October 13, 2021