LAJMI I FUNDIT:

Sergi i pakënaqur me barazimin e Barcelonës ndaj Alavesit

Sergi i pakënaqur me barazimin e Barcelonës ndaj Alavesit

Trajneri i  përkohshëm i  Barcelonës, Sergi Barjuan mbeti i frustruar pasi ‘epoka’ e tij filloi me një barazim zhgënjyes 1-1 në shtëpi ndaj Alavesit.

Barjuan është vendosur në ngarkim të përkohshëm pas shkarkimit të ish-trajnerit Ronald Koeman.

Megjithatë, pavarësisht besimit brenda skuadrës për një fillim të ri pas largimit të Koeman, ata u përpoqën të krijonin shanse kundër vizitorëve baskë.


Pavarësisht se kishin shumë raste, Barcelona arriti ta konkretizojë vetëm një me anë të Memphis Depay dhe Barjuan pretendoi se ishte vendi ku ata përfundimisht dështuan.

Sergi nuk arrin ta kthejë te fitorja Barcelonën, barazim në shtëpi ndaj Alaves
Lexo po ashtu Sergi nuk arrin ta kthejë te fitorja Barcelonën, barazim në shtëpi ndaj Alaves

“Ne e kontrolluam lojën dhe ishim intensivë në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Sergi pas ndeshjes.

“Ne kishim shanset tona për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen, por nuk mundëm t’i shfrytëzonim”.

“Kam pasur shumë pak kohë për të punuar me lojtarët. Jam përpjekur t’i rregulloj si në nivel mbrojtës ashtu edhe në atë sulmues”.

“Por, këta lojtarë janë shumë të mirë dhe duhet të besojnë në veten e tyre”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Notat e lojtarëve, Barcelona 1-1 Alaves: Depay më i miri në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Barcelona 1-1 Alaves: Depay më i miri në fushë

Sergi gjithashtu tregoi se ai pret të jetë në krye të ekipit për udhëtimin e mesjavës në Ligën e Kampionëve për t’u përballur me Dynamo Kyiv me një vendim për pasardhësin e Koeman që nuk pritet deri në fundjavën e ardhshme.

Skuadra do të fluturojë për në Ukrainë të hënën përpara ndeshjes së tyre me skuadrën e Mircea Lucescu me vetëm tre pikë në tabelë nga tre ndeshjet e grupit deri më tani në sezonin 2021/22. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori