Politikës së dyfishtë i ka dalë boja. Nëpër zyrat ku bëhet politikë, akoma po mendojnë se populli nuk di shkrim-lexim dhe se mund të manipulohet në pafundësi. Në shekullin që kemi hyrë, nuk ka nevojë të shqiptojmë në tërësi një fjalë për ta kuptuar domethënien e saj.
Atëherë kur filluan bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, si BE, si ShBA, madje edhe vet Rusia e shumë vende që nuk e njohin Kosovën e pavarur, patën thënë që palët vetë duhet të gjejnë marrëveshje dhe çdo ujdi e tyre është e pranueshme, e që faktikisht do të thoshte se këtë ujdi mes Kosovës dhe Serbisë do ta pranonte gjithë bota. Realisht, të gjithë ata që thanë kështu, e dinin mirë se Serbia dhe Kosova nuk mund të arrijnë marrëveshje as për njëmijë vjet.
Po të analizohet pak më thellë ky fakt, do shohim krejt qartë se marrëveshja mes palëve as nuk pritet të ndodhë. BE-ja e di mirë këtë dhe as që është përpjekur ndonjëherë. Aq më pak mund të pritet të merren vesh pas kasaphanës që bëri soldateska serbe në Kosovë.
Në ndërkohë, kur kinse po bisedohet, konfliktin e hapur po e pengon veç prezenca e forcave të armatosura të NATO-s. Sepse, Serbia jo që është në konflikt me Kosovën, por ajo është faktikisht në luftë me të gjitha shtetet që dolën nga ish Jugosllavia. Edhe zogjtë e malit e dinë se Serbia ndërhyn në sigurinë e Maqedonisë, të Malit të Zi, e të mos flasim se çfarë bën ajo kundër Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës. Serbia, përmes Kishës Ortodokse Serbe, Malin e Zi e ka sjellë buzë greminës. Nuk ka njeri që nuk e di tentativën serbe për grusht shtet në Podgoricë! Ndërsa, në lajmet ditore gati asnjëherë nuk dëgjohet Bosnja si shtet, por vetëm çka thotë Republika Serbe e Bosnjës. Në Bosnje faktikisht qeverisë Republika Serbe.
Nëse BE nuk ka ndonjë plan rezervë, sa për këto kontakte ajo veç po financon mbetjen e radikalëve serb në pushtet, në mënyrë që Kosova e Serbia të mos merren vesh asnjëherë. Pushtetarët e Millosheviqit kjo gjendje i mban në pushtet, pa u djersitur fare për ndonjë ndryshim të vockël demokratik. Në Serbi faktikisht nuk ka opozitë. Bile sa i përket bisedimeve me Kosovën, edhe ata pak zëra kinse “opozitarë”, që flasin nga rruga, nuk dallojnë nga qëndrimi i Beogradit zyrtar sa i përket Kosovës.
Po të ishte mbajtur një statistikë e thjeshte e takimeve mes palës kosovare me atë serbe, do të shihej fare qartë edhe ana e erret e udhëtimeve. Në shumicën e rasteve janë parë edhe gara mes individëve e partive politike të Kosovës, se kush do të udhëtojë në Bruksel, dhe atyre nuk iu ka interesuar kur nisen, ku shkojnë e kur do të kthehen dhe çka do të bisedojnë.
Kush dhe çka ka fituar?
Kanë fituar vetëm ata që kanë qenë pjesë e delegacioneve në çfarëdo niveli apo cilësie.
Madje edhe qëkur është nisur i ashtuquajturi demarkacion me vendet fqinje, janë paguar me dhjetëra e deri qindra të ashtuquajtur ekspertë të kësaj pune (krejt vetëm për mëditje). Një vend normal do të kërkonte llogari për secilin dhe do ta dënonte secilin duke e përjashtuar përfundimisht nga jeta publike e shtetit.
Çka ka pranuar Serbia duke biseduar me shqiptar tash 30 vjet?
Në çdo rast, sa herë përfundon një takim, palët dalin para mediave dhe deklarojnë arritje historike, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd. Dhe në fund, natyrisht paguhen mëditjet.
Kur nisen bisedimet të dy palët patën thënë tekstualisht se ato janë bisedime teknike, dhe shumë vjet më vonë pamë të gjithë sesi në këtë fazë po këta njerëz thonë me plot gojën se duan vetëm bisedime politike!
A kuptoi dikush diçka apo jo?
Shumica e njerëzve tanë, posa e fusin kokën në tarçuk harrojnë gjithçka që kishte ndodhur deri në atë moment.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk