LAJMI I FUNDIT:

Serbia tërheq paralele mes Katalonisë dhe Kosovës (Video)

Serbia tërheq paralele mes Katalonisë dhe Kosovës (Video)

Serbia nuk vonoi të hiqte paralele mes situatës së Katalonisë dhe Kosovës, shkëputjen e së cilës, sipas Ivica Daçiç, fuqitë botërore e mirëpritën, ndërsa referendumin katalanas e dënojnë me forcë.

Shefi i diplomacisë serbe e akuzoi komunitetin ndërkombëtar për standarde të dyfishta.

“Bashkimi Evropian nuk do ta pranojë kurrë se gaboi me njohjen e Kosovës. Por atij vendimi do t’ia dëgjojë krismën. Kutia e pandorës është hapur”, tha Daçiç për televizionin publik “RTS”.


Qëndrimi që mban ndaj Kosovës është një prej pengesave kryesore të Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Brukseli ia ka bërë të qartë se, po nuk përmirësoi marrëdhëniet me Prishtinën e po nuk iu dha fund përpjekjeve për t’i bllokuar asaj afrimin me organizmat ndërkombëtarë, aderimin do ta ketë të vështirë.

Më herët, presidenti serb Aleksandar Vuçiq thirri disa prej ministrave të tij për konsultime, pasi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas deklaroi se krahasimet mes Spanjës dhe Serbisë janë të pavend, duke qenë se ndarja e Kosovës erdhi në një kontekst “shumë specifik”.

“Një pozicion i tillë u adoptua nga deklarata dhe rezoluta të shumta të Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar. Ndodhi në një kontekst të caktuar, për arsye të caktuara”, deklaroi Schinas.

“Reuters”, që përcjell këtë lajm, kujton se ndarja e Kosovës u realizua gati një dekadë pasi NATO-ja ndërhyri me sulme ajrore për zmbrapsjen e forcave serbe, e për t’iu dhënë fund masakrave dhe dëbimit të shqiptarëve gjatë konfliktit dyvjeçar.

https://www.youtube.com/watch?v=FxxoF6LLsa0

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori