Serbia do të barrikadojë kufirin serb me Maqedoninë?

Ministri serb i punës, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ka ardhur koha që t'i propozojë kryeministrit Aleksandar Vuçiq, masa më drastike për mbrojtjen e kufirit me Maqedoninë dhe Bullgarinë, për të penguar refugjatët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka theksuar se njëra nga zgjidhjet e mundshme është vendosja e ''barrierave ose pengesave të posaçme''. Arsyetimi i Vulin është se tashmë ka ndërruar struktura e migrantëve, që numri më i madh i tyre është ekonomik. Ai shtonë se Serbia nuk mund të jetë vendi ku migrantët do të mund të hyjnë, por jo edhe të mos dalin./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































