Ndonëse në faqen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Kosova numëron 116 njohje, nga Serbia kanë ardhur lajme se trembëdhjetë vendet kanë tërhequr njohjen e pavarësisë.
Ditë më herët u paralajmërua edhe për një tërheqje të njohjes nga Republika e Palauit, edhe pse ky shtet figuron ende në listën e njohjeve.
Kryetarja e komisionit të Punëve të Jashtme, Vjosa Osmani, thotë se krejt kjo po vjen si rezultat i punës jo të mirë të MPJ-së.
Ajo tutje ka shtuar se Serbia po e keqpërdor hapjen e temës së kufijve, duke i bindur disa shtete të tërheqin njohjet.
“Ne në përgjithësi si komision kemi vlerësuar se puna e MPJ-së nuk ka qenë e kënaqshme dhe mbi të gjitha që ka pas një çakordim total të institucioneve të Kosovës, pra mes MPJ-së, dikastereve qeveritare dhe presidencës në fushën e politikës së jashtme”, tha Osamni për Ekonomia Online.
“Ky çakordim ky jo unitet natyrisht se i ka edhe pasojat e veta, por problemi themelor është fakti që në kontekst ndërkombëtar, presidenti i vendit me ndihmën e disave në pushtet e ka hapur temën e kufijve”.
“Momentin që e ka hapur temën e kufijve hapet tema e shtetësisë së Kosovës, rrjedhimisht, Serbia këtë po e keqpërdor për të bindur disa shtete edhe të deklarojnë që e kanë ndryshuar mendjen sa i përket njohjes”, tha ajo.
Osmani ka thënë se MPJ duhet të punoj me shtetet mike për një strategji përmes së cilës do të parandalohen tërheqjet e njohjeve.
Ajo tutje ka shtuar se duhet të shikohet se ku kanë shkuar mjetet e lobimit për të ditur nëse janë shfrytëzuar për interesa shtetërore apo individuale.
“Duke parë financimin, investimin jashtëzakonisht të madh të Serbisë për të bindur disa shtete kryesisht të vogla që të pajtohen me përmbajtje të letrave në të cilat thuhet se po e ngrin ose po e pezullojnë çështjen e njohjeve. Ministrisë së Punëve të Jashtme i duhet të bëjë një strategji që përfshinë të gjitha institucionet jo vetëm MPJ-në në mënyrë që të punohet në të gjitha drejtimet, të punohet në të gjitha rajonet gjeografike dhe të parandalohen situatat e tilla”.
“Natyrisht Kosova këtë betejë nuk mund ta bëjë vetë sepse nuk ka mundur asnjëherë, prandaj, duhet t’i kemi në krah partneret tanë strategjik në veçanti Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë, dhe shtetet tjera të BE-së të cilat na kanë ndihmuar t’i arrijmë njohjet e deri tanishme në mënyrë që të sigurohemi që bashkë me ta të bllokojmë ndryshimin e mendjes në ndonjë shtet”.
“Për këtë duhet të shikohet se ku kanë shkuar gjithë ato mjete të lobimit, gjithë ato miliona, në qoftëse nuk i ka shfrytëzuar ministri i jashtëm, atëherë kush i ka shfrytëzuar sepse ato kanë qenë për lobim për interesa të Kosovës dhe jo për interesa individuale”, tha ajo.
Naim Rashiti nga Grupi për Ballkan ka thënë se nuk do të ketë tërheqje të njohjeve substanciale mirëpo që politika e jashtme nuk duhet të rrijë duarkryq.
“Serbia nuk do të ndalet derisa një moment të caktuar për një marrëveshje të caktuar apo ndonjë kontekst të ri ndërkombëtarë”.
“Ajo që do të ndodhë me njohjet, nuk besoj që do të ketë tërheqje të njohjeve substanciale, ndonjë shtet tek -tuk, nuk është me rëndësi, shtetet kryesore e njohin, njohjet kryesore për kaq sa kemi do të mbeten si të tilla dhe Kosova nuk duhet të shqetësohet për këto aspekte”.
Sipas Rashitit politika e jashtme nuk ka prioritet buxhetor dhe si e tillë ka mbet peng i agjendave të ndryshme, raporton EO.
“Megjithatë institucionet duhet ta analizojnë mirë dhe duhet të ndërmarrin veprime konkrete, të investohet në politikën e jashtme, jo vetëm për këtë, por për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me gjitha shtetet jo vetëm ato që na kanë njohur por edhe shtetet që nuk na kanë njohur, me të cilat mund të ndërtohen marrëdhënie”.
“Në këtë aspekt, Qeveria ka vite që ka ngecë dhe duhet të ketë një lloj zgjimi për të mobilizuar për të financuar, për të prioritetizuar politikën e jashtme. Politika e jashtme nuk ka prioritet as buxhetor as në politik nuk është prioritet për shkak të telasheve të ndryshme, agjendave të ndryshme”.
“Duhet të ridizajnohet e tërë politika e jashtme. Nuk është vetëm e Ministrisë së Jashtme, duhet të ketë qëndrim politik mundësisht unifikues se sa, se si duhet të sillemi me politikën e jashtme si shtet dhe pavarësisht se kush është në pushtet”, tha Rashiti.
Ndërkaq zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në një konferencë para disa ditëve ka thënë se përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederica Mogherini duhet të ushtroj presion mbi Beogradin në mënyrë që të ndaloj kampanjën kundër Serbisë për tërheqjen e njohjeve.
“Interesat tona si shtet dhe të Amerikës janë të njëjta edhe të BE-së dhe mes partnereve mund të ketë tensione, jemi në rrugë të mbarë që Serbisë me u tregu në mënyrë me ndal këtë agresion diplomatik dhe Mogherini e të tjerët do të ushtrojnë ndikimin mbi Beogradin me ndal këtë kampanjë për tërheqjen e njohjes”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?