LAJMI I FUNDIT:

Serbia po armatoset nga Rusia, Ramadani tregon se cila duhet të jetë përgjigjja e vendeve të tjera të rajonit

Serbia po armatoset nga Rusia, Ramadani tregon se cila duhet të jetë përgjigjja e vendeve të tjera të rajonit

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia është duke dërguar mesazhe kërcënuese për tërë Ballkanin teksa po armatoset nga Rusia.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo nënkupton që Serbia po e forcon ndërveprueshmërinë e vet ushtarake vetëm me Rusinë.

Ai ka thënë se Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Aleksandar Vulini janë kthyer në ushtarë të Putinit në hakmarrjen ndaj NATO-s në Ballkan.


“Sigurisht se ky është shqetësim serioz për tërë Ballkanin. E vetmja rrugë që e stabilizon sigurinë dhe paqen në Ballkan është modernizimi i shteteve ballkanike, sidomos në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kur të gjitha shtetet e tjera në rajon ose janë anëtarësuar ose janë drejtuar qartësisht kah NATO-ja, është e vetmja Serbia që ka marrë rrugën e kundërt dhe për këtë rrugë të kundërt është duke u krekosur. Pra, ky orientim kah Rusia i Serbisë është diçka serioz për tërë Ballkanin”, ka thënë Ramadani.

Zëvendësministri Ramadani ka treguar se cila duhet të jetë përgjigjja e vendeve të tjera të rajonit ndaj armatosjes së Serbisë.

“Shtetet properëndimore të Ballkanit duhet ta thellojnë përkushtimin ndaj demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal. Nuk duhet të luhaten në asnjë formë në reformat demokratike të brendshme, bashkëpunimin biletaral dhe rajonal, modernizimin e institucioneve të sigurisë, sikurse edhe thellimin e partneritetit me ShBA-në, NATO-n dhe BE-në”, ka thënë ai.

Ramadani ka folur edhe për tranzicionin e FSK-së, duke thënë se ky proces po vazhdon dhe do të përmbyllet suksesshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori