LAJMI I FUNDIT:

Serbia përfshihet nga një stuhi shiu, autobusi ‘noton’ në rrugët e Beogradit

Serbia përfshihet nga një stuhi shiu, autobusi ‘noton’ në rrugët e Beogradit

Reshjet e mëdha të shiut kanë paralizuar rrugët e kryeqytetit të Serbisë, Beograd.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, stuhia fillimisht u përhap nëpër Beogradin e Ri dhe Zemun, e më pas reshje kishte edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

View this post on Instagram

A post shared by 192.RS (@192_rs)


Siç shihet edhe në pamjet nga rrjetet sociale, shumë rrugë janë zhytur plotësisht në ujë, dhe disa makina kanë mbetur të bllokuara në pellgje – me një autobus që shihet duke “notuar” në ujë.

Instituti Hidrometeorologjik Republikan i Serbisë ka njoftuar se brenda një kohe të shkurtër në kryeqytetin serb do të bien reshje të shumta shiu.

“Sot priten zhvillime të motit afatshkurtër në nivel lokal, të shoqëruara me rrebeshe të dendura me reshje të mëdha në një kohë të shkurtër, breshër, erëra të forta dhe të stuhishme, me probabilitet më të madh në disa zona të Serbisë”, është thënë në paralajmërimin e fundit të këtij instituti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori