Një zyrtar i lartë i qeverisë serbe ka paralajmëruar se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Ballkan nëse Shqipëria përpiqet të krijojë një bashkim me Kosovën, duke i kërkuar Perëndimit që të denoncojë planin, shkruan RT.com, përcjell Telegrafi.
Ky medium ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës “do të mbetet vetëm mendim i dëshiruar”, dhe i bëri thirrje BE-së të reagojë.
“Nëse them se të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet, do të varem nga një shtizë flamuri në Bruksel”, ka shtuar Vuçiq.
Më parë këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama tha një intervistë për Politico se ai nuk mund të përjashtojë një bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës – dikur pjesë e Jugosllavisë – nëse oferta e anëtarësimit të vendit në BE është jashtë rendit të ditës.
Një aleancë e tillë me Kosovën nuk ishte dëshira e tij “por një alternativë e mundshme për derën e mbyllur të Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Rama.
“Ka mungesë të të kuptuarit, ose mungesë të vizionit për të mos e kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por Evropa ka nevojë për këtë rajon gjithashtu”, tha kryeministri.
E duke iu përgjigjur vërejtjeve të Ramës, Aleksandar Vulin, një ministër i qeverisë serbe, tha se pret që BE dhe NATO duhet të reagojnë ndaj deklaratave të tilla, përndryshe një luftë tjetër në Ballkan mund të shpërthejë.
Vulin tha se një luftë e re në Ballkanin e trazuar do të përfshinte gjithashtu Maqedoninë dhe Malin e Zi – vendet me diaspora të konsiderueshme shqiptare etnike.
Siç shkruan më tej RT, përcjell Telegrafi, Serbia mbetet e kujdesshme ndaj një bashkimi midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke pasur frikë se do të shkaktonte një trazirë të re në rajon që u zhvendos në një luftë të përgjakshme etnike në vitet 1990, ndërsa Jugosllavia po ndahej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Kosova cak i sulmeve kibernetike: Kush qëndron pas tyre dhe si mund të ndalen?

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Propozohet uniforma e veteranit të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja