Qeveria e Federatës së Rusisë ka miraruar një listë që përmban më shumë se 30 vende, të cilave do t’iu lejohet të bëjnë shkëmbime financiare me Kremlinin.
Në urdhërin e nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mikushtin, në këtë listë gjendet edhe Serbia, e cila tradicionalisht është e pandarë në raport me Moskën.
Përveç Serbisë, në listë janë të përfshira edhe disa vende që nuk i kanë vendosur sanksione ekonomike e financiare Rusisë, pas nisjes së agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë.
Kujtojmë se Serbia, pas Bjellorusisë, është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.
Ditë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, derisa ai e udhëheq këtë vend. /Telegrafi/