Autoritetet shëndetësore kanë dhënë të reja sa i përket gjendjes me pandeminë.
Sipas të dhënave të fundit, 5,809 raste pozitive me coronavirus janë konfirmuar në Serbi.
Gjithashtu është bërë e ditur që 58 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë virusit, raporton b92.
Në spitalet serbe anembanë vendit 278 pacientë gjenden në aparate për frymëmarrje.
Ndryshe, Serbia deri më tani ka regjistruar mbi 214 mijë raste gjersa kand vdekur 1891 njerëz. /Telegrafi/